FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shqipëria vazhdon të bjerë në raportin e lirive, në 2016 “vend pjesërisht i lirë”

Organizata “Freedom House” ka publikuar raportin më të fundit për lirinë në botë, sa i përket vitit 2016.  Në raportin me titull “Liria në botë 2017”, për të drejtat politike dhe liritë civile, theksohet se për të 11-in vit me radhë shënohet rënie në lirinë globale.

Shqipëria në këtë raport renditet si një vend pjesërisht i lirë, ashtu si dhe vitin e kaluar. Në këtë kategori janë edhe 58 vende të tjera, përfshirë: Kosovën, Bosnjë e Hercegovinën, Maqedoninë dhe Malin e Zi.

Kroacia dhe Serbia vlerësohen “të lira”. Në këtë kategori janë 87, nga 195 shtete gjithsej, sa janë përfshirë në raportin për liritë në vitin 2016. Në kategorinë “jo të lira” janë 49 vende.

Swiss Digital Desktop Reklama

Organizata “Freedom House”, me seli në Shtetet e Bashkuara, thotë se në 67 vende është shënuar rënie në të drejtat politike dhe liritë civile vitin e kaluar, që është numër gati dy herë më i madh se ai i vendeve ku janë regjistruar përmirësime.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Njëri prej shkelësve më të mëdhenj në vitin 2016 ishte Rusia”, vlerëson Freedom House.

Sa i përket Ballkanit, raporti “Liria në Botë 2017” vlerëson se proceset korrekte zgjedhore dhe sundimi i ligjit janë përkeqësuar, ndërsa Bashkimi Evropian ka neglizhuar rolin e vet në promovimin e demokracisë në mesin e shteteve që synojnë pranimin në union.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?