FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shqipëria vendi i nderit në ITB Berlin, kryeministri Rama: Turizëm natyror nga Alpet deri në rivierën e jugut

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë për ndjekësit në Facebook, shkrimin e medias zyrtare, të panairit ndërkombëtar të turizmit “ITB-Berlin 2025”, e cila i dedikon një artikull, zbulimit të mundësive që ofron Shqipëria për zhvillimin e turizmit natyror. Shqipëria do të jetë vendi i nderit në panairin ndërkombëtar të turizmit “ITB-Berlin 2025”.

Në këtë ngjarje prestigjioze, Shqipëria do të prezantojë peizazhet mbresëlënëse dhe mundësitë e shumta për turizëm natyror. Teksa pjesëmarrësit nga e gjithë bota, do të kenë mundësinë të eksplorojnë aktivitetet emocionuese si hiking, rafting, parashutizëm, vrojtimin e shpendëve dhe shumë të tjera.

“Media zyrtare e ITB Berlin, panairit më të rëndësishëm në botë për turizmin, ku Shqipëria do të jetë “Host Country” për edicionin e vitit 2025 zbulon mundësitë për të zhvilluar turizëm natyror nën peizazhet e mrekullueshme që nga Alpet e deri në rivierën e jugut”, tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?