“Shqiponja pa zë” e shqiptarëve dhe “lidhëset e këpucëve nga zorrët e shqiptarit”

Nga Erjon Braçe

“Shqiponja pa zë” e shqiptarëve dhe “lidhëset e këpucëve nga zorrët e shqiptarit” me zë e melodi në paradat e ushtrise së Greqisë!

Diference e madhe!

Swiss Digital Desktop Reklama

Po si ka mundesi?

Swiss Digital Mobile Reklama

Kam tre dite qe lexoj;

Parullat e tifozeve te “Olimpiakosit” ne nje deshje futbolli (kujtoj qe mu hodhen ne fyt politikisht dhe patriotikisht, njehere, kur i kujtova se cfare jane ne aspektin sportiv);

Deklaratat e ketij ministrit te Mbrojtjes se Greqise (kujton se po ve rregull ne shtepine e tij ky me sy nga kufiri; qe te mos harroj, pas asaj stervitjes nuk na pushtoi ky ne);

Deklaratat e ketij ministrit te Puneve te Jashtme te Greqise (ky eshte edhe me i madh, kujton se ky vendos per nje Evrope te re, kerthiza e re ky)

Po kthejne ne kryelajm nga nje vend qe ka tjeter kulture, “shqiponjen pa ze” ne duart e disa shqiptareve ne ushtrine e tyre.

Une e kuptoj, ne ushtri ka rregulla, disipline, kode sjelljeje. Pa diskutim.

Une nuk kuptoj se si ka mundesi qe keta greket e sotem, mendojne se jane aq te fisem sa te vjetrit, e ne te tille hamendje, kujtojne se ja hedhin gjithkujt.

Po mire, ja i futet ne burg, ja i perjashtuat nga ushtria, ja edhe ua hoqet shtetesine tuaj, ja i bete shembull dhe materializuar deklaratat tuaja qe nuk thone asgje qe vlen ne kete shekull, ne Europe e NATO asfare.

Po atyre ushtareve tuaj, atyre qe i merrni per parakalime force, ata qe kendojne ate kenget ku zorret e shqiptarit do i bejne lidhese kepucesh, cdo t’i beni?

Ata nuk i keni futur ne burg, ata nuk i keni perjashtuar nga ushtria!

Po kjo c’eshte per ju?

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?