FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shqiptarja nga Tropoja zgjidhet prokurore në SHBA

Shqiptarja me origjinë nga Tropoja, Buta Biberaj, ka fituar zgjedhjet për prokurore në qarkun Loudon, shteti Virxhinia, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mediat amerikane shkruajnë se shqiptarja me origjinë nga Tropoja mposhti në garë republikanen Nicole Wittmann. Sipas asaj që raportojnë mediat, Buta Biberaj fitoi 53,684 vota apo 49.5 % kundrejt kandidates tjetër e cila mori 51,476 vota. Familja e Bude Biberaj është vendosur në Loudon të shtetit Virxhinia, ndërkohë që prokuroja tashmë e zgjedhur, ka lindur në SHBA.

Ajo vazhdoi studimet duke u kualifikuar me rezultate të larta në fushën e drejtësisë, ndërsa përgatitja e saj krijoi një impakt dhe mbështetje të madhe në shoqëri si dhe në media. Ajo garoi nga radhët e Partisë Demokratike dhe mori një mbështetje të pakursyer.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?