Shtyhet dekreti i Presidentit për ligjin e “Sigurisë publike”

Pak minuta më parë ka nisur seanca parlamentare ku do të diskutohet akti normativ i qeverisë për ndryshimin e buxhetit të këtij viti.

Po ashtu, ishte parashikuar në rendin e ditës edhe dekreti i Presidentit që ktheu për rishqyrtim ligjin “Për masat shtesë të sigurisë publike” por kjo pikë është shtyrë me kërkesë të PS-LSI. “Kërkesa e PS dhe LSI është që të shtyhet për seancën tjetër”, tha Ruçi.

Krahas tij, në rendin e ditës janë parashikuar dhe ratifikimi i marrëveshjes me palën italiane për studimin e fizibilitetit dhe të impaktit mjedisor në sektorin e infrastrukturave, si dhe pr/ligji për aderimin e Shqipërisë në Konventën Evropiane të Peizazheve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po kështu pritet që seanca e sotme të votojë edhe dekretin e Presidentit që emëron Sokol Dervishaj në postin e ministrit te ri të Transporteve dhe dekretin e shkarkimit të Edmond Haxhinastos nga kjo detyrë, pas dorëheqjes se këtij te fundit me 2 shtator.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ahmetaj: Peizazhi ekonomik i vendit i përmirësuar

Ministri i Financave Arben Ahmetaj duke folur për ndryshimin e buxhetit të këtij viti tha se akti normativ vjen sot në një peizazh të përmirësuar ekonomik të vendit me një trajektore rritëse në 3 vite radhazi: 2014, 2015, 2016. “Nuk janë parametra të politizuar por të certifikuara nga agjenci ndërkombëtare. Sot qytetarit po ndiejnë rikthimin në normalitetin e rritjes financiare”, tha Ahmetaj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?