Shtyhet Kongresi i PS-së, në mbledhjen e grupit Rama tregon shkakun
Kongresi i Partisë Socialiste, i parashikuar për t’u zhvilluar në 4 nëntor, do të spostohet në javën e parë të dhjetorit. Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit të PS-së, që u mbajt këtë paradite të së hënës.
Kjo pasi Rama u ka kërkuar deputetëve që të gjithë fokusin e këtij muaji të vendosin vetëm tek projektbuxheti i 2024, por dhe ndryshimet që ju bënë buxhetit të këtij viti.
Kryeministri ju ka deklaruar të zgjedhurve socialistë se duhet të vazhdojnë punën duke u bazuar në ligj dhe rregullore edhe pse opozita vijon në pseudodetyrën e saj, siç është shprehur ai.