FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shtyrja e afatit për koalicionet/Opozita-Ramës: Respekto afatet

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas kërkesës drejtuar sot Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga PS dhe LSI, për shtyrjen e afatit të regjistrimit të partive politike në zgjedhje si dhe të shtyrjes së regjistrimit të koalicioneve zgjedhor.

Me një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se kërkesa për të shtyrë afatin e regjistrimit të koalicioneve për zgjedhje e ardhshme është e PS-LSI dhe të tjerëve, si shprehje e vullnetit të mirë ndaj Partisë Demokratike.

“Kërkesa KQZ -së është e koalicionit PS-LSI & Etj, si shprehje vullnet-mirë ndaj PD & Etj. Po asnjë merak nëse ne me bukë e ata me gurë, deri në fund”, shkruan Kryeministri në Twitter.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas kërkesës së firmosur nga dy kryetarët e grupeve parlamentare të Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, pati reagim dhe nga koalicioni opozitar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në një letrën drejtuar KQZ, opozita i kërkon maxhorancës të respektojë afatet. Për PD-në, kompetencë për ndryshimin të datës së zgjedhjeve, është e ligjit zgjedhor përmes një konsensusi e jo e KQZ-së.

“Afatet e përmbajtura në nenet 64 dhe 65 të Kodit Zgjedhor janë qartësisht të lidhura me datën e zgjedhjeve, dhe rrjedhimisht shtyrja eventuale e tyre është pazgjidhshmërisht e lidhur me shtyrjen e vetë datës së zgjedhjeve, kompetencë kjo e fundit jo e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, por vetëm e ligjit zgjedhor, i cili mund të ndryshohet nga partitë politike përmes një  konsensusi gjithëpërfshirës në Kuvend”.

Në letër thuhet se do të respektohet vendimi i KQZ-së por opozita i qëndron idesë se shtyrja e datës, “do të paragjykonte çdo lloj zgjidhje politike të krizës së thellë politiko-institucionale në vend, por veçanërisht do të përvijonte KQZ si një institucion thellësisht politik i cili i shërben si mashë elektorale kastës qeverisëse në vend”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?