Si fqinj të mirë, Bushati fluturon me Kotzias-in drejt Bratislavës

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati dhe ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias kanë udhëtuar në të njëjtin avion nga Potsdami i Gjermanisë drejt Bratislavës në Hungari.

Megjithëse ka ende çështje të pazgjidhura mes Shqipërisë dhe Greqisë, duket se ministrat kanë përfituar edhe nga udhëtimi që kanë bërë bashkë për të diskutuar shumë çështjet bilaterale.

“Nga Potsdam drejt Bratislavës. Takimi i Gymnich mes ministrave të Jashtëm të BE-së dhe vendeve kandidate. Si fqinj të mirë fluturova me Nikos Kotzias”, shprehet ministri shqiptar. Por nuk thotë asgjë se si u la çështja e Marrëveshjes së Ujërave.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?