“Si nëpër filma”, Rama tjetër mesazh për tërmetin: Kjo trupë do të lerë në kujtesën time…

Kryeministri Edi Rama vijon të jetë mjaft aktiv me mesazhe në “Facebook”, lidhur me situatën dramatike të krijuar nga tërmeti katastrofik me magnitudë 6.4 i ndjekur nga një sërë lëkundjesh të tjera të forta.

Në një mesazh të fundit, Rama shpreh mirënjohje për ekipet e kërkim-shpëtimit, të cilët kanë shpëtuar deri më tani nga rrënojat mbi 650 persona, ndërsa 31 të tjerë fatkeqësisht janë nxjerrë të pajetë.

Mesazhi i Ramës:

Edhe kjo mund të ishte thjesht një PHOTO OF THE DAY. Por asisoj, fotoja e ditës nuk do të thoshte dot se sa shumë mirënjohje meriton sot, kjo trupë e shkëlqyer djemsh e vajzash, si të dalë nga ndonjë film skematik amerikan i luftës mes së mirës e të keqes – ku fituesi i luftës shihet qysh në fillim dhe tërë peripecitë e tij gjatë filmit kalohen kollaj, pasi fundi dihet?

Të bukur, të fortë, të aftë, të disiplinuar dhe të palodhur deri në përmbushjen me sukses të misionit, ata janë ndoshta produkti më spektakolar që ka nxjerrë lufta e Kosovës, në funksion të paqes së dinjitetshme, siç janë padyshim shembëlltyra më imponuese e shtetkrijimit të Kosovës??

Kjo trupë do të lerë në kujtesën time, bashkë me gjurmën e pashlyeshme të kontributit të saj human, në një ditë kaq të zezë fatkeqësie për Shqipërinë, shijen e paharrueshme të një shfaqjeje heroizmi jetësor, ku heronjtë ta mbushnin plot syrin, mu si nëpër filmat amerikanë?

#HEROES?

SHKARKO APP