Si ruhet lidhja me arbëreshët? Begaj: Fondacion për të gjitha komunat, një turizëm patriotik që do mbante gjallë turizmin arbëresh
Presidenti Bajram Begaj në një intervistë për emisionin “Kjo Javë” ka zbuluar si do të vijojë mbajtja e marrëdhënieve me arbëreshët në Itali. Begaj u shpreh se tashmë ka marrë jetë një fondacion arbëresh që të gjitha komunat e këtij komuniteti të bashkohen dhe të shohin mundësitë e bashkëpunimit me Shqipërinë.
“Ka filluar një punë e mirë në Itali përmes fondacionit arbëresh që të gjitha komunat të bashkohen përmes tij që të shohin mundësitë më të mira të bashkëpunimit më Shqipërinë, drejtim edhe të bashkëpunimit dhe rrugës ekonomike.
Do ishte mirë që këto komuna arbëreshe t’i binjakëzonim me komuna në Shqipëri. Të organizonim edhe shkëmbimin e turizmit, edhe pse te ne është kryefjalë tani. Do donim të zhvillonim edhe një turizëm patriotik që do mbante gjallë turizmin arbëresh.
Besoj pas vizitës time të parë në Kalabri kanë filluar projektet e para për t’i finalizuar më pas me punë konkrete muajt e ardhshëm”, u shpreh ai.