Si u vendosen në vitin 1448 shqiptarët rrotull Napolit?
Në vitin 1448, mbreti Alfonso i Napolit i kërkoi ndihmë Skënderbeut për të shtypur një rebelim. Skënderbeu dërgoi trupa dhe, kur ato mbaruan punë, kërkuan si shpërblim tokë. Trupat shqiptare u vendosën në 12 fshatra në Catanzaro.
Në 1459, i biri i Alfonsos, mbreti Ferdinand i Napolit përsëri kërkoi ndihmë. Këtë herë Skënderbeu shkoi vetë dhe e shpëtoi Napolin nga disfata. Ferdinandi u dhuroi ushtarëve tokë dhe kështu u krijuan 15 fshatra të reja shqiptare në lindje të Tarantos.
Pas vdekjes së Skëderbeut, pati valë të tjera shqiptarësh që u vendosën në Itali.