FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sinoptikania: Na pret një javë me temperatura përvëluese

Java që sapo ka nisur do të shënojë kulmin e temperaturave për muajin qershor, me masa ajrore të nxehta që do të vijnë nga Afrika.

Meteorologia Lajda Porja ka parashikuar një javë përvëluese për vendin tonë, me mot të kthjellët dhe temperatura që do të rriten ndjeshëm që nga dita e martë.

Sipas saj, e enjtja dhe e premtja do të jenë ditët më të nxehta të javës, ku në disa qytete pritet që termometri të ngjitet deri në 40 gradë Celsius, si në Elbasan dhe Berat. Edhe në Tiranë temperaturat do të jenë të larta, duke arritur rreth 38 gradë, ndërsa në zonat bregdetare priten vlera mes 35 dhe 36 gradë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kjo javë do të karakterizohet nga temperatura të larta deri të dielën. Megjithatë, gjatë fundjavës pritet një rënie e lehtë e temperaturave,” u shpreh Porja.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?