Sinoptikania: Situata sërish kritike! Shkodra do vijojë të goditet
Sinoptikania Lajda Porja ka paralajmëruar për një situatë kritike edhe në ditët në vijijm sa i takon reshjeve të dendura të shiut, ku sërish më të rrezikuara do të jenë qytetet e veriut.
“Fatkeqësisht nuk është se vij me lajme të mira, aq më tepër për Shkodrën. Do të kemi disa orë për të marrë frymë, sonte gjatë natës në zonat veriore do ketë ndërprerje të reshjeve dhe do s’postohen në jug, por duke filluar nga mëngjesi i ditës së nesërme, në orën 08:00, do ketë zhvillim të dy vranësirave, dhe do jetë më e goditur Shkodra, duke marrë reshje që nga e marta deri në orët e paradites së të mërkurës. Nuk mund të them se do merret e njëjta sasi që është marrë deri tani, por nga 80-100 ml. Kjo situatë është e monitoruar, zonat jugore kanë përkeqësim, Vlorë, Gjirokastër, Tepelenë Përmeti. Në orët e vona të së mërkurës do të ketë ndërprerje, por mëngjesi i së enjtes do raportojë akoma dhe më shumë probleme.
Është një situatë pak kritike sepse kjo vranësirë do gjenerojë reshje po në zonat veriore. Në jug të vendit do të kemi raportime, por nuk do jetë aq alarmante krahasuar me Shkodrën, Lezhën, Krujën, Durrësin apo Tiranën. Pas të enjtes nuk priten reshje për disa ditë me radhë, ndërkohë do të ketë rënie të temperaturave që nga mesi i javës. Pritet që të kalojnë në vlera negative një pjesë e mirë e zonave malore”, tha Lajda Porja për News24.