Situata politike – Ambasadori i Zvicrës optimist për zgjedhjet: Të nxitet një kulturë dialogu

Ambasadori i Zvicrës Cristoph Graf shprehet optimist se zgjedhjet do të mbahen dhe do të respektohen rregullat demokratike. I pranishëm në konferencën ekonomike me Bankën e Shqipërisë, ambasadori Graf thotë se populli kërkon zgjedhje të lira dhe në demokraci duhet respektuar vullneti i popullit.

Në demokraci duhet respektuar vullneti i popullit dhe ai kërkon zgjedhje të lira. Mendoj se duhet të ketë një kulturë dialogu”. Ky apel vjen nga ambasadori i Zvicrës në Tiranë, Cristoph Graf, i cili i bëri thirrje politikës shqiptare për të gjetur gjuhën e përbashkët për zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare.

Cristoph Graf: “Mendoj se në demokraci duhet respektuar vullnet i popullit, populli kërkon zgjedhje të lira dhe të ndershme. Jam optimist se zgjedhjet do të mbahen dhe do të respektohen rregullat demokratike. Mendoj se duhet te duhet të ketë një kulturë dialogu”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me rëndësi për ambasadorin është stabilitieti në rajon, si një kusht edhe për zhivllimin ekonomik.

Swiss Digital Mobile Reklama

Cristoph Graf: “Jemi këtu që të mbështesim një konferencë rajonale për çështjet makroekonomike që të kontribuojmë edhe për një mjedis të qëndrueshëm ekonomik. Zvicra është e interesuar për një Ballkan me prosperitet, ndaj e mbështesim këtë konference”.

Ambasadori Graf ishte i pranishëm në konferencën e përbashkët me Bankën e Shqipërisë ku Guvernatori Gent Sejko veçoi se normat e interesit në eurozonë kanë sjellë sfida specifike për politikën monetare të rajonit.

Sejko: Normat negative të interesit në Eurozonë të ardhura si përgjigje ndaj normave të ulëta të inflacionit, patën gjithashtu disa pasoja në vendet e rajonit. Efekti i parë është padyshim pozitiv, për vendet si Shqipëria të cilat dëshmojnë një konvergjencë ciklike me Eurozonën dhe të cilat u përballen me goditje të ngjashme negative mbi çmimet dhe mbi aktivitetin ekonomik. Për aq kohë sa normat negative të interesit kanë rezultuar të suksesshme në parandalimin e deflacionit dhe në thellimin e mëtejshëm të krizës në Eurozonë, ato kanë ndihmuar gjithashtu edhe bankat qendrore të rajonit për të përmbushur mandatet e tyre për stabilitetin e çmimeve. Më tej, vendet e rajonit kanë përfituar  edhe prej hyrjeve të kapitalit e të portofolit prej vendeve të Eurozonës, të nxitura nga normat negative të interesit në zonën Euro dhe nga programet e mëdha të blerjes së mjeteve financiare prej Bankës Qendrore Evropiane.

Guvernatori veçoi  se mbetet me ndjeshmëri të lartë ekspozimi i sistemeve tona financiare ndaj zhvillimeve të fundit ekonomike dhe financiare në Eurozonë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?