Situata politike, Rama i shkon sërish në zyrë Ilir Metës

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me kreun e Kuvendit Ilir Meta. Takimi po zhvillohet në kryesinë e Kuvendit dhe vjen pas takimeve të një dite me parë.

Një ditë më parë, kreu i Kuvendit Ilir Meta ka thirrur në një tryezë të gjitha partitë parlamentare. Në këtë takim nuk morën pjesë PD dhe partitë e tjera opozitare, të cilat ndodhen në bojkot.

Negociatat e djeshme/ Meta mbledh partitë parlamentare, mungojnë Rama dhe Basha

Swiss Digital Desktop Reklama

Kreu i Kuvendit Ilir Meta ka ndërmarrë sot hapin e radhës për t’i kontribuuar zgjidhjes së krizës politike në vend.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një ditë pasi dy negociatorët e BE-së, Knut Fleckenstein dhe David McAllister dështuan në Tiranë për gjetjen e një konsensusi me palëve, kryeparlamentari Ilir Meta thirri dje të gjitha partitë parlamentare në një takim për të diskutuar për zgjidhjen e krizës politike.

Në takimin 90-minutësh, i cili filloi në orën 19:00, nuk ishte i pranishëm kryeministri Edi Rama, pasi ndodhej në Korçë në një takim me të rinjtë socialistë.

Po kështu kjo mbledhje u refuzua edhe nga kreu i PD-së, Lulzim Basha, i cili pas një takimi me aleatët vendosi të bojkotojë këtë tryezë të thirrur nga Meta.

Në këtë takim mësohet se është diskutuar edhe për rekomandimet për Reformën Zgjedhore nga OSBE/ODIHR.

Kjo lëvizje e Metës, vjen menjëherë pas takimit që ai pati mesditën e djeshme me trojkën e ambasadorëve të akredituar në Tiranë si edhe pas bashkëbisedimit, që po dje ai zhvilloi me kryeministrin, Edi Rama.

Por në përfundim të këtij takimi, mesa duket rezultatet nuk kanë qenë ato të dëshiruarat.

Në këtë takim, PS-ja përfaqësohej nga deputetët Gramoz Ruçi dhe Taulant Balla. Pjesë e takimit ishin edhe kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi, dhe deputetja Mesila Doda, si dhe kreu i LIBRA-s Ben Blushi.

Takimet e zhvilluara dje për zgjidhjen e krizës

Ora 09:30- Rama Meta 90 minuta takim në Kryesinë e Kuvendit

Ora 11:00- Takohen ambasadorët e vendeve të BE në selinë e delegacionit të BE tek Aba Center

Ora 12:00- Ambasadori Lu takim me Edi Ramën në Kryeministri

Ora 12:45- Ambasadorët Vlahutin (BE) dhe Borchard (OSBE) takim me Metën tek Kryesia e Kuvendit

Ora 13:00- Kreu i PD Basha takon Berishën në zyrën e tij tek Aba Center

Ora 18:00- Lulzim Basha mbledh aleatët

Ora 19:00- Takimi i të gjitha partive parlamentare, i thirrur nga Ilir Meta

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?