FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Situata politike/ Zbulohet negociatori i huaj që do ulë në tryezë Ramën, Bashën e Metën,

Pas ngecjes së negociatave për t’u ulur në një tryezë me ndërmjetës Presidentin e Republikës, palët dje kanë aktivizuar të deleguarit e tyre për të negociuar një tjetër takim, por përveç tyre është gjetur edhe një negociator i huaj.

Dje Edi Rama ka mandatar si negociator deputetin e PS­së, Taulant Balla, ndërsa Lulzim Basha ka caktuar Oerd Bylykbashin për të diskutuar rreth një takimi të mundshëm. Por burime të gazetës “Panorama” pranë palëve bënë të ditur se për tryezën politike është gjetur edhe negociatori i përshtatshëm. Bëhet fjalë për David McAllister, eurodeputet gjerman, i cili nga marsi mban postin e kryetarit të Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian.

McAllister është anëtar i Partisë Demokristiane të Angela Merkel, pjesë e Partive Popullore Europiane. Pak ditë më parë ishte Majlinda Bregu, e cila gjatë një vizite në Bruksel pati një takim me të zgjedhurin e ri të Partive Popullore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mësohet se McAllister ka shprehur gatishmërinë për të bërë ndërmjetësin mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste Shqiptare, por më parë palët duhet të bien dakord për modalitetet e tryezës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Burimet e “Panorama” konfirmuan gatishmërinë e tij dhe kontaktet e McAllister, PD­-së, PS­-së dhe LSI-­së kanë filluar tashmë. I vetmi kusht i eurodeputetit është që palët të jenë paraprakisht dakord me atë çfarë do të diskutohet në tryezë. Pa këtë qartësi, McAllister nuk pritet të vijë në Tiranë. Mësohet se kreu i Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian është propozuar nga Ilir Meta edhe në takimin me Kryeministrin Rama.

Gjatë tryezës së djeshme u ra dakord që të kërkohet ndihma e Partive Popullore Europiane për të ndërmjetësuar me opozitën shqiptare për të marrë pjesë në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare./Panorama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?