Situatë kritike nga përmbytjet. Presidenti Ilir Meta: Solidaritet me familjet në vështirësi

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka reaguar për situatën e krijuar nga përmbytjet në vend. Në një mesazh publik, kreu i shtetit ka bërë thirrje për solidaritet me familjet e dëmtuara nga reshjet dhe përmbytjet.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që janë në zonat e prekura që të bashkëpunojnë me forcat e Ushtrisë dhe Emergjencat Civile për të shmangur përshkallëzimin e situatës.

Të dashur qytetarë, në këtë situatë emergjente të reshjeve, të cilat nuk kanë të ndalur prej ditës së djeshme, jam me çdo familje në vështirësi, duke iu shprehur solidaritet të plotë.  Dua t’i ftoj të gjithë të bashkëpunojnë me forcat e ushtrisë, policisë dhe Emergjencave Civile që janë në terren, duke i falenderuar dhe inkurajuar që të vazhdojnë të jenë pranë qytetarëve për të kaluar këtë situatë dhe parandaluar përshkallëzimin e saj. Falenderoj mediat për informimin, lehtësimin e komunikimit dhe bashkëpunimin me qytetarët dhe autoritetet”,- shprehet kreu i shtetit.

Gjithë vendi është e zhytur në ujë nga moti i rënduar me reshje të mëdha të shiut të rëna dy ditët e fundit. Situata është problematike në të gjithë vendin. Ndërkohë qeveria ende nuk ka vendosur shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.

Komiteti i Koordinimit të Emergjencave njofton se gjatë ditës gjendja më e rënduar është në pjesën jugore të vendit. Janë të paktën 12 qytete që po vuajnë pasojat e reshjeve të mëdha të shiut. Po merren masa për menaxhimin e situatës në basenet e lumenjve Vjosë, Shkumbin dhe Seman ku priten edhe prurje të shtuara.

https://www.facebook.com/kohajone/videos/746185798904293/

Qarkullimi është i vështirësuar në mjaft rrugë, ndërkohë që ka ndërprerje të energjisë në disa qytete. Pikërisht Vlora dhe Fieri janë dy nga qarqet më problematike, përforcime të tjera të Forcave të Armatosura dhe të Policisë së Shtetit janë nisur për në këtë zonë. Komiteti i Koordinimit të Emergjencave Civile dhe Krizave u bën thirrje qytetarëve të zonave që preken nga daljet nga shtrati të lumit Vjosë të përgatiten për evakuim duke bashkëpunuar pa vonesa dhe pa hezitime me organet kompetente shtetërore. Pritshmëria e prurjeve në lumin Vjosë e bën daljen e tij nga shtrati çështje orësh. Janë bëra gati disa qendra evakuimi dhe po bashkëpunohet edhe me hotele private për strehim.

Situata e krijuar në gjithë vendin nga përmbytjet:

Peleshi: Jemi në prag katastrofe, nëse Vjosa del nga shtrati

Situata e rëndë në Vlorë, rrezikohet ura e Mifolit

Rama në Fier: Po shpëtojmë jetën e njerëzve. Falenderoj Lulzim Bashën për…

Berisha-Ramës: Shpall emergjencën, Meta të mbledhë Këshillin e Sigurisë

Përmbytjet nuk kursejnë as ish-Kënetën në Durrës

“Po mbytemi”, thirrjet live të banorëve të Mallkuçit

Misionet e Ministrisë së Shëndetësisë. Shpëtohen dy gra

Kujdes me ujin e pijshëm nga çezmat. Është i turbullt

Prençi: Banorët të lënë shtëpitë

SHKARKO APP