FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama: Rritje të konsiderueshme pagash në 2024

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri i Brendshëm Taulant Balla, kanë vizituar pasditen e së premtes shtëpinë e re të inspektorit të Policisë së Shtetit, Vionis Shehu.

Shehu, ka përfituar nga programi i kredive të garantuara nga qeveria për shtëpitë e familjeve të reja të punonjësve të policisë, mjekëve dhe ushtarakëve.

Gjatë bashkëbisedimit me pronarët e shtëpisë së re, Rama dhe Balla theksuan se në buxhetin e 2024 është parashikuar një rritje e konsiderueshme pagash për punonjësit e policisë së shtetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkaq, rritje pagash është premtuar edhe për mjekët e përgjithshëm si dhe për arsimtarët.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Rritja e pagave vitin tjetër do të jetë e konsiderueshme. Nga buxheti i shtetit, policia e shtetit, rritje historike krahasuar me institucionet e tjera.”

Ndërsa, duke u ndalur te puna e bërë deri më tani me Policinë e Shtetit, kreu i qeverisë theksoi se ka disa hallka për t’u rregulluar.

Ai solli si në vëmendje sjelljen e efektivëve, që siç u shpreh, mbetet për t’u përmirësuar.

Sa i përket pagave të punonjësve të policisë, ato pritet që të rriten në 21-35%, nga 7% që u rritën gjatë vitit 2022-2023.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?