Vangjel Dule: ”S’ka fitore të opozitës pa Berishën. Do të jem në protestën e 20 shkurtit”
Vangjel Dule thotë se fitore pa Sali Berishën nuk ka për opozitën. Kreu i PBDNJ-së, thekson edhe se opozita nuk mund të pretendojë pushtetin pa liderin historik të së djathtës.
“Pa Sali Berishën opozita nuk mund të jetë kaq e fortë sa të pretendojë pushtetin. Të gjithë kemi rolin tonë dhe duhet të jemi të sinqertë me veten. Pra fitore pa Sali Berishën nuk ka për opozitën. Nëse opozita arrin të mobilizojë qytetarët, t’u paraqesë programin që kërkojnë t’i çojë në fitore, Berisha është shprehur se është i hapur për primare brenda opozitës për kryeministrin e ardhshëm”.
Po ashtu Dule konfirmon se do të marrë pjesë në protestën e 20 shkurtit të thirrur nga Sali Berisha dhe sqaroi pse kishte munguar gjatë kësaj kohe. ”Sigurisht që do të marr pjesë në protestë. Është e garantuar, që jo vetëm do të jemi në protestë, por aktivë dhe të vendosur. Është detyrim për gjithkënd që ka ndërgjegje opozitari, vendi i tij është në protestë në këto momente. Aksioni opozitar është i pashkëputur. Nuk është prania fizike ajo që dëshmon je apo nuk je me frymën. Angazhimi me çështjen Beleri ka qenë maksimal e i shumanshëm që shumë pak hapësira kohore më ka lejuar për t’u marrë me angazhime të tjera”,-tha në ”’A2cnn”