S’ka më hapje kapitujsh me BE? Rama ironizon Berishën: Shihemi me 14 prill, dhis is ë mirrakëll of fridom

Kryeministri Edi Rama komentoi lajmin për mbajtjen e konferencës së katërt ndërqeveritare Shqipëri-BE më 14 prill në Luksemburg. Rama ironizoi Berishën i cili është shprehur se s’do të ketë më hapje kapitujsh me BE. ”Po si thanë? S’ka më hapje kapitujsh ëëë?! U alarmua Europa nga narkodiktatura ëëë?! Madje mua s’më dhanë as darkë se u solla keq. Të hënën në BE për Konferencën e Katërt të negociatave dhe një seri tjetër kapitujsh që hapen”, thekson Rama.

Postimi i plotë

Po si thanë? S’ka më hapje kapitujsh ëëë?! U alarmua Europa nga narkodiktatura ëëë?! Madje mua s’më dhanë as darkë se u solla keq ëëë?!

Ëh ëh ëh. Të hënën në BE për Konferencën e Katërt të negociatave dhe një seri tjetër kapitujsh që hapen.

Këto janë negociatat më intensive në historinë e integrimit dhe kur mendon që Mali i Zi negocion që nga 2012, ndërsa ne që vjet dhe kur mendon edhe që kalendari ynë është vetëm 3 vjet.

Pra i mbyllim në 2027 e jemi gati për të hyrë në BE, atëherë s’ke si mos u thuash honxhobonxhove të kënetës politike e mediatike dhis is ëë mirrakëll of fridom.

SHKARKO APP