Skandal/Rama fut Kosovën në hartën e Serbisë
Duket se skandalet e Kryeministrit Edi Rama me Kosovën nuk kanë të sosur. Këtë herë Rama ka tejkaluar çdo parashikim të mundshëm lidhur me Kosovën. Në foton e publikuar në facebook, ku reklamonte hartën e investimeve për sigurimin e furnizimit 24 orë me ujë, kreu i qeverisë e ka “fshirë” hartën e Kosovës nga Ballakani duke e bashkuar atë me Serbinë. Si për të vërtetuar qëllimin e tij, statusi është fshirë disa orë pas publikimit, por kjo nuk e zhbënë ”gafën”. Akuzat ndaj kryeministrit për Kosovën nuk kanë munguar, si për planin e ”Shengenit Ballkanit” mes Shqipërisë-Serbisë-Maqedonisë së Veriut, i refuzuar nga Kosova dhe Mali i Zi.