Skandali i inceneratorëve, deputetja Çupi zbulon detaje nga hetimi
Deputetja e PD-së, Dhurata Çupi bëri një përmbledhje të seancës së fundit të Komisionit Hetimor për Inceneratorët, ku iu përgjigjën pyetjeve të deputetëve administratorja e inceneratorit të Tiranës dhe ish-administratori i impiantit të Fierit.
Për të ka një tendencë për të penguar zbardhjen e të vërtetave për këtë aferë, por ajo shtoi se administratorja e inceneratorit të Tiranës me dëshminë e saj tregoi disa shkelje shumë të rënda. Ariola Kodra tregoi se kompania merrte nga shteti 29 euro për gjithë procesin e trajtimit të mbetjeve, ndërkohë që kjo punë nuk kryhej.
”Ka një tendencë për ta penguar, mos thënë të vërtetat. Pasi në një aferë 400 milionë dollarë po mundohet të mbrohet nga personat e interesuar, qeveria, kryeministri, ministrat, zyrtarët e vegjël apo dhe administratorët. E filluam seancën me administratorët pasi pronarët janë në kërkim. Me shkrim nuk është se kishin bashkëpunuar me Komisionin. Kishte një tendencë të përfaqësuesve të koncesionarit të thoshin “nuk di”. Sigurisht iu ikën memoria në këto raste, pasi janë miliona euro. Në afera të tilla kur një administrator nuk ka lidhje duhet të jetë i përgjegjshëm dhe të bashkëpunojë me Komisionin Hetimor dhe organet e drejtësisë për të treguar të vërtetën”,-tha për ”A2cnn”.