Skandali në burgun e Fierit, Ministri Manjani urdhëron pezullimin e Drejtorit të burgut
Ministri Manjani pasi u njoh me rastin e një video ku të dënuar të burgut të Fierit, lajnë makinën e drejtorit Arjan Hasani dhe zyrtarëve të tjerë të këtij burgu, ka kërkuar pezullimin e Drejtorit, derisa të zbardhet ngjarja.
Ndërsa ndodhet në një vizitë zyrtare në Francë, Ministri është shprehur se: “Burgu nuk është një institucion privat. Cdo i burgosur duhet trajtuar me dinjitet si cdo person tjeter”.
Vijimi i procedurave administrative ndaj këtij rasti pas kthimit të Ministrit Manjani.
Një video e filmuar një nga ditët e fundit, por burime nga burgu i Fierit bëjnë me dije se një situatë e tillë është e zakonshme. Të dënuarit bëjnë pastruesin e makinave të drejtuesve të burgut, ndërkohë që policët e tij mbajnë nën vëzhgim procesin.
KOHA JONË SONDAZH

