Skandali në Stop/ Beqaj flet në Parlament: E kam pasur audion nga 10 korriku
Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, foli në seancën e sotme plenare për sa i përket audio-përgjimit që u transmetua mbrëmjen e djeshme në emisionin “Stop” në Klan. Beqaj theksoi se përgjimi është kryer që në datë 8 korrik, ndërsa ai e ka marrë që në datën 10 korrik.
Beqaj ka ritheksuar edhe njëherë arsyen që dha mbrëmjen e djeshme, se shkarkimi nuk është bërë për shkak të mospranisë së ish-drejtorit në mbledhjen e Asamblesë së PS-së, por sepse ai ka paguar me tre muaj rrogë vartësin e tij, kur ai ishte në Francë.
“Biseda u bë më 8 korrik 2016, e kam pasur audion nga 10 korriku. Kontrollojini fjalët që keni hequr”- iu drejtua Beqaj deputetëve të opozitës.
KOHA JONË SONDAZH

