Skandali tek Onkologjiku, ministrja Koçiu: Të gjithë personat janë shkarkuar, nuk mund të mbajnë më bluzën e bardhë

Pas skandalit që u zbulua tek spitali i Onkologjikut, ku mjekët nuk u ofronin shërbim të sëmurëve me tumor, por i dërgonin në spital privat, ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu njofton se të gjithë personat e përfshirë në këtë skemë janë shkarkuar. Ministrja tha në një prononcim për mediat se kjo duhet të marrë fund dhe se ata mjekë të përfshirë nuk e meritojnë ta mbajnë më bluzën e bardhë të veshur.

“Të gjithë personat e përfshirë në atë dosje janë të shkarkuar. Nuk mund të mbajnë më atë bluzë. Të gjithë personat e përfshirë në këtë dosje nuk mund të jenë më pjesë e jona, si nga ana penale, si administrative, si morale. Kjo histori duhet të marrë fund. Ndjej neveri për situatën e ndodhur në spitalin Onkologjik. Këta individë nuk mund të damkosin bluzat e bardha”, tha Koçiu.

Pas një mbledhje disa orëshe në QSUT, Koçiu u ka komunikuar largimin nga detyra 7 punonjësve të onkologjikut të përfshirë në skemën e mashtrimit të pacientëve. Mjekë në spitalin “Nënë Tereza” kanë shkelur me dy këmbë betimin e Hipokratit dhe kanë zgjedhur që t’u mos u japin shërbim qytetarëve në shtet, por i orientonin drejt spitaleve pritave, aty dhe ku punonin. Hetimi i Prokurorisë së Tiranës ka përfunduar me 8 masa sigurie “arrest shtëpie” dhe “detyrim paraqitje” për mjekë të spitalit onkologjik, të firmosura nga Gjykata në kryeqytet.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?