Skandali/Emrat e personazheve të njohur që kanë fshehur paratë
Dokumentat zbulojnë se janë rreth 140 politikanë dhe zyrtarë të lartë nga e gjithë bota që përdorën kompaninë Mossack Fonseca për të pastruar paratë. Drejtues shtetesh demokratike apo lider të regjimeve diktatoriale, të gjithë bashkohen në skemën e pastrimit të parave. Lista e publikuar në faqen e internetit që është krijuar pikërisht për këtë skandal përfshin kryeministrin e Islandës apo Pakistanit, presidentin e Ukrainës apo mbretin e Arabisë, presidentin rus Vladimir Putin dhe fëmijët e presidentit të Azerbajxhanit. Mësohet se në listë janë edhe 33 kompani që Shtetet e Bashkuara i kanë në listën e zezë si të përfshira në biznes me lordët e drogës në Meksiksë, me organizata terroriste si Hezbollah apo me Korenë e Veriut. Në dokumenta del emri i familjes së liderit kinez Xi Jinping, që së fundmi betohet për një fushatë kundër korrupsionit. Janë zbuluar marrëveshje të presidentit të Ukrainës, Petro Poroshenko që është vetëshpallur një reformator në vendin e tronditur nga skandalet korruptive. Nuk mungojnë as emrat perëndimorë në skedat e Mossack Fonsecka. Mes rreshtave është edhe emri i Ian Kamerun, babait të kryeministrit anglez, David Kameron, një lider në kërkesat për reformën e parajsave fiskale. “Lojtarët e fortë” është quajtur lista me drejtuesit e disa prej shteteve më të fuqishëm në botë që pastronin para në Panama.
Maurisio Makri
Presidenti i Argjentinës
Bidzina Ivanishvili
Ish kryeministri i Gjeorgjisë, në vitet 2012-2013
Sigmundur Davíð Gunnlaugsson
Kryeministri i Islandës
Ajad Allaui
Zv/ president i Irakut në vitet 2014-2015
Ali Abu al-Ragheb
Kryeministër i Jordanisë dhe Ministër i Mbrojtjes (2000-2003)
Hamad bin Jassim bin Jaber Al Thani
Kryeministër i Katarit (2007-2013)
Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani
Ish emir i Shtetit të Katarit (1995–2013)
Mbreti Salman bin Abdulaziz bin Abdulrahman Al Saud
Mbret i Arabisë (2015-deri sot); Princ i Kurorës (2012-2015)
Ahmad Ali al-Mirghani
President i Sudanit (1986-1989)
Khalifa bin Zayed bin Sultan Al Nahyan
President i Emirateve të Bashkuara Arabe dhe emir i Abu Dhabi (2000-deri tani)
Pavlo Lazarenko
Ish kryeministër i Ukrainës, i dënuar me burg
Petro Poroshenko
President i Ukrainës (2014-deri tani); Ministër i Ekonomisë, Zhvillimit dhe Tregtisë (2012)
Ilham Aliyev
President i Azerbajxhanit (2003-deri tani)
Të afërm të tij në dokumenta: Bashkëshortja e Aljevit, fëmijët dhe motra
Li Xiaolin
Fëmija e dytë dhe vajza e vetme e ish kryeministrit kinez, Li Peng
Arkady and Boris Rotenberg
Vëllezërit bilionerë që patën fatin të jenë shokët e fëmijërisë së Vladimir Putin
Sergey Roldugin
Në vitet 70 ishte i afërt “si një vëlla” me Vladimir Putin
Vëllezërit Rami and Hafez Makhlouf
Kanë bërë miliona duke shfrytëzuar lidhjet familjare me kushëririn e tyre, presidentin e Sirisë, Bashar Al-Assad
Ian Cameron
Ka vdekur në vitin 2010, është babai i kryeministrit anglez, David Cameron
Alaa Mubarak
Djali më i madh i ish presidentit të Egjiptit, Hysni Mobarak
Mounir Majidi
Ish sekretari i Mbretit Muhamed të Markout në vitet 2000
Tre fëmijët e kryeministrit të Pakistanit, Naëaz Sharif, Mariam, Hasan and Hyseni
Xhon Addo Kufuor
Djali i madh i ish presidentit të Ganës, Xhon Agiekum Kufuor, (2001- 2009)
Mohd Nazifuddin bin Mohd Najib
I biri kryeministrit të Malajzsë, Najib Abdul Razak
Daniel Muñoz
Sekretari dhe njeri i afërt me ish presidentin argjentinas, Néstor Kirchner
Juan Armando Hinojosa
Biznesmeni i preferuar i presidentit meksikan Enrike Peña Nieto, ka një biznes me vlerë rreth 750 milion dollarë
Pilar de Borbón
Motra më e madhe e mbretit të Spanjës Huan Carlos
Clive Khulubuse Zuma
Nip i presidentit të Afrikës së Jugut, Jacob Zuma
Mamadie Touré
E veja e Lansana Conté, ish diktatori, president i Guinesë
Si nisin hetimi ?
Një hetim nëntë mujor i më shumë se 400 gazetarëve nga e gjithë bota, mbi një “mal” prej 11 milion emailesh të shtrira në periudhën 1977-2015 – ky është në shifra skandali Panama Papers, siç quhet tashmë, i cili po trondit botën e politikanëve të lartë, krerëve të shteteve, miliarderëve, sportistëve të njohur e shefave të firmave gjigande.
Fjala është për rrjedhjen më të madhe të dokumentave që ka rënë deri me sot në duart e shtypit. Bëhet fjalë për fakte mbi fshehjen e parave që njerëzit më të fuqishem të globit bënin në ato që quhen parajsa fiskale. Kompani fantazma, fonde investimesh false etj. Panam Papers sapo ka shpërthyer dhe para saj, Wikileaks duket një ngjarje e vogël. Pasojat duken tronditëse.
Afera pothuajse sapo ka shpërthyer, por përsëri konsiderohet si një nga zbulimet më të mëdha të historisë së gazetarisë. Plot 11 milione emaile të zbuluara nga arkivat e kabinetit panamez Mossack Fonseca, tregojnë se si i fshehin paratë përmes shoqërive offshore, politikanët, njerzit e krimit, sportistët dhe milariderët që duan ti fshihen taksave. Sipas gazetës gjermane Süddeutsche Zeitung që ka nisur këtë investigim në rrjetën e këtyre dokumentave sekrete të zbuluara kanë rënë deri më tani presidenti Rus Vladimir Putin, kryeministri islandez Sigmundur David Gunnlaugsson, babai i kryeministrit britanik David Cameron, mbreti Saudit, mbreti i Marokut Hasani i dytë, Presidenti i Agjentinës, presidenti i Azerbaixhanit Alijev, presidenti Ukrainas Poroshenko, ish shefi u UEFA-s Michel Platini apo futbollisti Lionel Mesi. Qindra janë emrat e njerëzve të shquar nga vendet kryesore të botës. Me shumë gjase lista do të vijë duke e zgjatur shume shpejt.
Çështjen që tani njohet si « Panama Papers » përveç gazetës gjermane po e studion edhe prestigjozia franceze Le Monde së bashku me Konsorciumin Ndërkombëtar të Gazetarëve investigues (ICIJ). Ata kanë zgjedhur këtë mënyrë bashkëpunimi si në rastin e Wikiliksit, për të përpunuar morinë e madhe të dokumentave. Pikërisht për këtë në projekt janë përfshirë 106 media në mbarë botën dhe së bashku me to plot 370 gazetarë në Francë Gjermani, Indi Rusi, Japoni, ShBA, Brazil Svicër.
“Ky nuk është vetëm zbulimi më i madh gazetaresk i shekullit, por edhe rrjedhja me e madhe e dokumentave në botën e financës” komentonte sot gazeta Le Monde.
Ky skandal planetar filloi të zbulohej nga një burim ende anonim që filloi ti çojë dokumentat sekrete gazetës Süddeutsche Zeitung. Vetëm pasi panë masën e madhe të kësaj miniere ari, gazetarët gjermanë vendosën ta ndajnë atë me partnerët e tyre të përhershëm te cilet nuk kane më asnjë dyshim për autenticitetin e dokumentave që përmban kjo dosje 1500 herë më e madhe sesa Wikiliksi.
Sipas tyre deri tani në të figurojnë emrat e 128 personaliteteve politike të planit të parë në mbarë botën dhe 29 prej 500 njerzve më të pasur në botë sipas klasifikimit të Forbes./Tema/
KOHA JONË SONDAZH


