“Skavica”, Berisha: Se pranova kontratën e Nanos, i deleguari i Ramës duhet të dalë para dibranëve dhe të japë llogari

Ish-kryeministri Sali Berisha teksa prezantoi këtë të dielë në Dibër kandidatin e “Shtëpisë së Lirisë” për zgjedhjet e 6 marsit, tha  se në vitin 2005, Fatos Nano kishte firmosur me një kompani të madh italiane, ndërtuesen më të madhe të HEC-eve në Itali, kontratën për Skavicën.

Ai tha se nuk e ka pranuar një projekt të tillë, pasi ishte marrë pa tender dhe se përmbyste tokat e Dibrës. Po ashtu Berisha shtoi se Nano nuk e realizoi dot projektin edhe pse devijoi, ndërsa theksoi se i deleguari i Ramës duhet të dalë para dibranëve dhe të japë llogari për Skavicën dhe projektin e tij që ka për Dibrën.

“Në vitin 2005, Fatos Nano kishte firmosur me një kompani të madh italiane, ndërtuesen më të madhe të HEC-eve në Itali, kontratën për Skavicën. Erdhi kompania dhe i thashë nuk e pranoj. Sepse e para e ke marrë pa tender dhe e dyta nuk pranoj përmbytjen e tokave të Dibrës. Italiani ishte serioz, sepse edhe pse kishte nënshkruar kontratën me kryeministrin, kishte shkuar dhe në parlament dhe më tha ke të drejtë”.

SHKARKO APP