Skenar dhune? Kryemadhi shuan zërat: Ejani në protestë me fëmijët, por kini kujdes nga…
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi pas takimit me aleatët e opozitës, hodhi poshtë informacionet e shpërndara se LSI-ja ishte përgatitur për një skenar dhune.
Ajo i bëri thirrje çdo shqiptari, grave dhe fëmijëve të jenë nesër në shesh, në atë që e quajti protestën më të madhe kundër taksidarëve të Edi Ramës, por shtoi se nesër duhet të tregohen të gjithë të kujdesshëm.
Sipas saj, mund të ketë njerëz të infiltruar dhe provokatorë të gatshëm për të krijuar situata të pakëndshme. E në këtë pikë, Kryemadhi iu drejtua ministrit Xhafaj, duke e këshilluar të bëjë deklarata të përmbajtura.
“Këto janë veçse frikërat e Edi Ramës. I’u bëj thirrje vajzave dhe grave për të protestuar për fyerjen që ju bën Rama. Të vini ju gazetarët për fyerjet që ju bën, të gjithë shqiptarët me fëmijë të vijnë. S’ka për të pasur dhunë. Këtë mund ta bëjnë veçse provokatorët e Edi Ramës. Të gjithë nesër në protestë të marrin telefonat me vete e të filmojnë çdo provokator. Të jetë i kujdesshëm edhe ministri Xhafaj me deklaratat që bën.
Nesër do të jetë një protestë paqësore dhe më madhështorja. Do marrin pjesë jo vetëm shqiptarët por edhe ndërkombëtarët që jetojnë në Shqiqëri e që janë martuar me shqiptarë. Do vijnë të protestojnë kundër taksidarëve të Edi Ramës. Mos kini frikë, Zoti na ka bekuar me diell për ditën e nesërme”,- tha Kryemadhi.