Skenari/ Çfarë ka vendosur të bëjë Basha para vizitës në Tiranë të negociatorit të Merkel

Opozita pritet të përshkallëzojë protestën e saj e cila prej dy muajsh vijon në sheshin para Kryeministrisë. Lulzim Basha mblodhi paraditen e së enjtes në seli kryetarët dhe sekretarët e degëve të partisë. Edhe pse nuk ka një vendim përfundimtar në mbledhjen me dyer të mbyllurua janë disktuar disa skenarë.

News24 ka mësuar se shtrirja e protestës në çdo rreth e nderthurur edhe me bllokimin e akseve kombëtare kryesore është një nga opsionet më të mundshme të disktuara sot.

Një burim i tha News24 se protestat në rrethe pritet të mbahen paralelisht me çadrën e vendosur para zyrës së kryeministrit. Drejtuesit demokratë nuk përcaktuan një datë se kur do të mund të nisin protestat në rrethe, por parashikohet që përshkallëzimi i qëndrimit të opozitës të nisë në ditët e ardhshme, ditë të cilat përkojnë me nisjen e negocimit ndërkombëtar pasi vendin tonë pritet ta vizitojë David McAllister, i dërguari i kancelares Merkel dhe Partive Popullore Europiane, i cili do ndërmjetësojë dialogun mes palëve. Protestat në rrethe pritet të mbahen para protesës kombëtare të paralajmëruar në 7 maj në Kavajë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për këtë qëllim një grup prej afro 10 deputetësh kanë zbarkuar në Kavajë dhe do të qëndrojnë çdo ditë deri ditën e 7 majit, ditë kur simpatizantët e majtë do i drejtohen kutive të votimit, ndërkohë që opozita do të bëjë të pamundurën për të pamundësuar procesin zgjedhor.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?