Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 23:04 Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë Real Madridi fiton 1-2 ndaj Barcelonës në “Camp Nou”, duke i dhënë fund serisë prej nëntë fitoresh radhazi të katalanasve në La Liga. Kylian…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erjon Vishkulli
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Erlind Sulo
  • Qeveria teknike
  • Edi Rama
  • El Clasico
  • Protestat në Francë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erjon Vishkulli
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Erlind Sulo
  • Qeveria teknike
  • Edi Rama
  • El Clasico
  • Protestat në Francë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Skenari i Ramës për Berishën dhe Metën

Editorial
E enjte, 28 Korrik 2022 19:16
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Skenari i Ramës për Berishën dhe Metën

Nga Daniel Muçaku-

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Protesta!

Protesta!

Para 17 orësh
RENEA zbarkon sërish te Kryeministria…

RENEA zbarkon sërish te Kryeministria…

24 Tetor 2026, 19:00
Këndi i lojërave te Tajvani kthehet në fushëbetejë…

Këndi i lojërave te Tajvani kthehet në fushëbetejë…

24 Tetor 2026, 17:35

Kryeministri Rama ka një skenar se si të nxjerrë jashtë institucionëve ish-kryeministrin berisha dhe ish-presidentin Meta. Kjo në sensin që le të bëjnë protesta dhe politikë në rrugë, por të mos hyjnë dot më në parlament.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Për Berishën duket hapur se do tja shtyjnë vendimin e apelit deri pas zgjedhjeve vendore në mënyrë që vula e PD mbetet në dorën e Enkelejd Alibeajt dhe të detyrohet që të futet përsëri në zgjedhje me sigël dhe emër tjetër.

Pra jo me emrin PD. Por krahas kësaj loja politike vazhdon edhe më tej që më grupin e deputetëve pro Lulzim Bashës, që nuk janë pak, kryeministri do të bëjë ndryshime në Kodin Zgjedhor ku do të fus një nen që ata që janë shpallur persona nongrata nga SHBA apo BE etj të mos kenë të drejtë të regjistrohen si kandidatë për deputetë.

Pra e nxjerrë jashtë parlamentit Sali Berishën, duke iu bërë qejfin amerikanëve, por duke patur interesat e tij personale që të mos e ketë më ish-kryeministrin Berisha në sallën e parlamentit.

I gjithë ky skenar iu pëlqen amerikanëve për arësyet që dijmë, por duke përdorur SHBA kryeministri Rama dobëson rolin e opozitës në parlament apo edhe nëse do të jetë nesër në qeverisje.

Një lider duhet në sallën e parlamentit apo nëse ndodh që vjen në pushtet, nuk ka asnjë logjikë që lideri rri jashtë dyerve të parlamentit, dhe futen e drejtojnë të tjerët.

Po kështu frika e pushtetit të sotëm është edhe në drejtim të Ilir Metës, ish-presidentit të Republikës, që ka krijuar partinë e re politike dhe ka deklaruar se do të fillojnë protestat masive kundra qeverisë.

Pra më atë skenar sic thamë me sipër ka nxjerrë Sali Berishën jashtë debatit në institucione.

Ndërsa për Ilir Metën gjetën apo sajuan dosje ish-sigurimi, kjo mbetet të sqarohet, që po mendojnë që edhe këtë drejtues opozite të mos e lejojnë të kandidojë si deputet apo të jetë nesër si kandidat për kryeministër. Dosja që doli nga Autoriteti për Informim për dosjet e ish-sigurimit te shtetit se gjoja personi me inicialet I.M. është ish-presidenti Meta, pra ky skenar do të përdoret për hartimin me urgjencë të një ligji që përjashton Ilir Metën të kandidojë për deputet apo në poste të tjera shtetrore.

Edhe këtë ligj e miraton shpejt dhe pa asnjë lodhje, sepse ka deputetët e grupit Basha në parlament. Por edhe  disa të tjerë që janë me dosje në SPAK, po thërriten dhe shantazhohen që të jenë nesër në favor të kryeministrit Rama.

Skenari që është thur mjeshtërisht, duket edhe me miratimin e amerikanëve të Tiranës, dhe që ka lidhje vetëm me dy persona; Sali Berishën dhe Ilir metën. Që asnjeri të mos futet dot në parlamentin e ri apo edhe që të kandidojë për bashkinë e Tiranës vitin e ardhshëm, kur do të jenë zgjedhjet vendore.

Të dy këto ligje kryeministri Rama i ka gati dhe i voton sapo ta shikojë të aresyeshme.

Problemi qëndron se nëse miratohen këto ndryshime ligjore anti Berishë dhe antiMeta, a do të kemi opozitë më gjatë këtyre viteve?

Një zgjidhje është, por kërkon njerëz dhe forcë; përballja me popull para kryeministrise apo parlamentit ditën që do të cojnë në parlament këto dy ligje që sapo përmendëm.

Nëse Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë me shumë njerëz se më 7 korrik dhe jo kaq paqësorë sa ishin me 7 korrik, beteja mund të ndërrojë kahun e fitores.

Por nëqoftëse nuk ka reagim apo do të thonë se presim të ndërhyjnë ndërkombëtarët, mbetet e sigurtë se Berisha dhe Meta kalojnë në pension politik.

Megjithatë të dy nuk kaq të kollajtë për tu ngrënë nga Edi Rama. Të dy kanë dhëmbë shqyes dhe të hekurt.

Mbetet të shikojmë se kur do ti nxjerrin dhëmbët e tyret kundra kryeministrit. Jo dhëmbë në facebook apo nga zyra partie, por në sheshin para kryeministrisë.

Te Sheshi bëhet beteja!

Etiketat e lidhura

Daniel Muçaku
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 4 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, në garë për të tretin
Para 4 orësh

Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, në garë për të tretin

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”
Para 5 orësh

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”

Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik
Para 5 orësh

Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik

Më të lexuarat

1 Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët
Para 9 orësh

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët

2 Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë
Para 5 orësh

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

3 Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 4 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

4 Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar
Para 7 orësh

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.