Skender Gjinushi prezanton Albert Çaçin në Fier

 

Ky është takimi i parë dhe na vaftë mbarë. Kjo sallë flet për një rilindje socialdemokrate në fier. Partia jonë dëshiron që qarku I fierit të kthehet në 21 qershor në një bastion social demokrat. Fieri ka qene dhe mbetet bastion i së majtës, por do të bëhet bastion i socialdemokracisë.  Kemi nderin  të prezantojmë dhe mbështesim si kandidat, mikun dhe kolegun tonë Albert Çaçi,një kandidat i së majtës social demokrate. Berti hyn në të paktët përfaqësues të së majtës dhe të djathtës se ka qëndruar gjithmonë besnik elektoratit duke përfaqësuar me dinjtitet ata që e kanë votuar. Nuk ka zhgënjyer votuesit e tij asnjëherë. Fierakët e quajnë Bertin një nga ne, një si ne.  Ky cilësim është një vlerë shumë e madhe ne llumin e politikës shqiptare. Jemi të bindur se me votën për Çaçin Bashkie e Fierit do të ketë kandidatin e duhur të bashkisë për 4 vitet e ardhshme. PSD  është ndër herët e rralla që paraqitet e vetme ne zgjedhje.  E kërkojmë votën jashtë grupimit të majtë, por nuk ka pse mërzitet askush, pse e kërkojmë votën tonë. Nuk ka pse mërzitet vëllai i madh pse i vogli ka dalë në shtëpi më vete.  Nga 61 bashki ne kandidojmë në 9 prej tyre.  PSD nuk synon humbjen e së majtës, por do të kontribuoj në një fitore sa më të thellë të së majtës, duke i sjell të majtës një alternativë të qartë për qytetarët.  Kjo është arsyeja  e të jeni të bindur se në bashkitë ku nuk ka kandidat të PSD elektorati  do të votojë kandidatët e majtë, sesa pseudoaletët e së majtës shqiptare. Atje ku kandidojmë, si në Fier, duhen votuar kandidatët tanë. Ata janë më përfaqësues të së majtës së grupimi i majtë.  PSD ka disa të përbashkëta me votuesit e majtë të Fierit. PSD dhe fierakët e majtë kanë qënë mbështetësit e së majtës pasi kanë ndarë me PS barrën më të rëndë të opozicionit 8 vjeçar dhe sidomos 2009-2013. Ne sëbashku jemi më të sakrifikuarit por edhe me të harruarit. Jemi kontribuesit e 23 qershorit, por edhe më të harruarrit e 23 qershorit, ndaj le të bëhemi sëbashku në 21 qershor. Qindra e mijëra të majtë nuk ndjehen të përfaqësuar në pushtet pas zgjedhjeve të 23 qershorit. Me votën për PSD ata do të përfasojnë pushtetin lokal pas 21 qershorit. Dalja si subjekt më vete nuk është zgjedhja jonë, por ka ardhur edhe si zgjedhje e lidershipit të PS. Në 23 qershor fituan socialistët, por pas 23 Qershorit nuk qeverisin socialistet në bazë. Ju e keni vene re që në Shqipëri  fillohet qeverisja me të tjerë e përfundon me të tjerë. Kjo fatkeqësisht  po duket edhe në këtë koalicion, ku disa parti të djathta i janë bashkuar të majtes për pragmatizëm dhe sapo marrin votën, do ikin prap djathtas, po për pragmatizëm. Ndaj edhe PSD nuk është bërë pjesë e këtij grupimi pasi tjetër voton e tjetër kund shkon vota. E vetmja votë e sigurt për të majtën është vota për PSD në 21 qershor. Qeverisja dy vjeçare ka krijuar diferenca në qëndrime mes PSD e PS.  Ndonëse si parti kemi qenë jashtë qeverisë, kemi mbajtur qëndrim objektiv ndaj qeverisjes. Pra kemi vlerësuar ato refoma që janë për tu vlerësuar por jemi distancuar nga ato refoma të cilat nuk kanë vajtur në drejtimin e duhur. Ne kemi përshendetur inisiativën e ndërmarrë nga policia e shtetit, përpjekjet për të rimëkëmbur KESH-in. Pasi KESH-in gjithmonë Saliu e lë të vdekur. Kështu e bëri në ‘97-‘98. Atëherë e ngjalli Dritan Prifti  e tani po përpiqen të tjerët.  Ju votën më 23 qershor e dhatë për të dekriminalizuar qeverisjen e Sali Berishës, tani është ngritur Berisha e kërkon dekriminalizimin e shumicës që doli nga vota e së majtës. Ky qëndrim i së majtës nuk është pjesë e politikës socialdemorkate. E majta qeveritare ka frikë të festoj 70 vjetorin e çlirimit sepse ka hall mos i del ndonjë fotografi e Enverit në ndonjë qoshe. Ndërkohë që Saliu mburret me figurën e Ahmet Zogut. Të njëjtën gjë do të thoshim për reformën administrative. Kur vjen Berisha i pastron me kuç e me maç kurse këta të majtët e sotëm mbajnë militantët e PD dhe kanë problem të fusin në punë militantët e tyre.  Rilindje do të thotë të rilindësh institucionet, duke filluar nga kuvendi. Nuk mund të rilindësh kur ligjin në kuvend e bën Sali Berisha.  Ndaj ju ftojmë të mbështesni partinë socialdemokrate dhe veçanërisht për kandidatin tonë të përbashkët Albert Çaçin. Shpreh bindjen se rezultati do të jetë më i miri për Partinë SocialDemokrate falë punës së shtabit elektoral,por edhe kontributit personal të mikut tonë Dritan Prifti.

 

 

 

Çaçi: Elektorati nuk ka më besim tek partitë mashtruese

 

 

Ndjehem shumë i lumtur që ndodhem sot si përfaqësues i partisë socialdemorate duke shprehur mirënjohjen tim për Prof. Dok Skënder Gjinushi i cili edhe në kushtet e një presioni të jashtëzakonshëm pranoi kandidimin tim.  Gjatë gjithë takimeve që kemi pasur me qytetarë kemi arritur në konkluzionin se elektorati nuk ka më besim tek partië e mëdha. Zhgënjmi është shumë i madh. Shifrat për krizën ekonomike janë vërtetë të frikshme. Ka një rënie të fuqisë blerëse.  Papunësia, problem kryesor i qytetarëve të Fierit.  Sot shoqëria ndahet në njerëz që punojnë e ata që nuk punojnë. Sot shoqëria ndahet në njerëz që kanë ikur në emigracion, njërëz që duan të ikin e njërëz që gëzojnë të mirat e pushtetit.  Në këtë gjëndje sociale e probleme të mëdha ofrojmë një alternativë të re. Ne nuk kemi dalë këtu për inat të dikujt apo për qefmbetje. Alternative jonë është një alternative që do të gjej mbështetjen e qytetarëve. Pas sondazheve e entuziazmit të njerëzve, alternative jonë është mirëpritur, pasi ne duam që ato gjëra që themi ti realizojmë e nuk duam që kur të vijmë në pushtet të harrojmë ata që na kanë mbështetur. Një gjë duhet të jeni të sigurt. Ne do të njohim kontributet tuaja për në arritjen e fitores sonë. Në programin elektoral do ti kushtojmë vëmendje punësimit. Nëse do të vij në krye të bashkisë së Fierit do ti lutem gjithkujt që të ofroj një vend pune.  Puna ime si kryetar bashkie duhet  të vlerësohet se sa shpresë do t’u japim njerëzve. Duhet të krijojmë një administratë kompetente duke i ofruar punë të rinjve, të cilët deri më sot nuk kanë gjetur punë ose kanë bërë punë të rëndomta. Po punojmë për ti dhënë më shumë alternativë biznesit. Vëmendje e veçantë do ti kushtohet zhvillimit të turizmit. Në programin tonë një pikë e veçantë është edhe mjedisi e mbrojtja e tij. Nuk do lejojmë që kompanitë e huajta të shfrytëzojnë nëntokën e qytetarët të marrin vetëm shqetësime.  Do ti prijmë protestave për të parandaluar ndotjen që i bëhet qytetit tonë.  Kemi projkete konkrete për sistemin rrugor si brenda në qytet edhe rrugët që të çojnë drejt zonave periferike. Zhvillimi i bujqësisë është një tjetër pikë e rëndësishme e programit tonë duke krijuar mjedise për shitjen e produkteve bujqësore e blegtorale, për të mos munguar edhe kushtet frigoriferike. Duke lënë pas programin, duke të theksoj se ne jemi në rrugë të mbarë dhe këtë fakt e tregon më së miri edhe nervozizmi i kundërshtarëve tanë. Jemi të survejuar e kërcënuar nga kundërshtarët, me veprime të cilat nuk janë të denja për shoqërinë dhe Shqipërinë e vitit 2015. Kundërshtarët tanë kanë kërcënuar me largime nga puna mbështetësit tanë, të cilët në orët e pasdites bëheshin pjesë e takimeve të ndryshme. Këto nuk janë veprime të drejta ndaj për këtë fakt ne kemi  lajmëruar edhe praninë e OSBE- ODHIR në vendin tonë, ndërsa theksojmë se çdo rast do ta ndjekim me prioritet. Në fund do të kërkoja votën tuaj, duke ju thënë se ne nuk trembemi nga asgjë. Në 21 qershor fierakët do të votojnë partinë social demokrate. Na votoni pasi nuk do tju turpërojmë e tradhëtojmë asnjëherë!

SHKARKO APP