Socialisti Alban Alikaj komenton takimin e Kokëdhimës në Sarandë
Politikë E Enjte, 6 Maj 2021 11:24
Socialisti komenton takimin e Kokëdhimës në Sarandë
Alban Alikaj, anëtar i PS-së flet për presionet për të mos shkuar në bashkëbisedimin e organizuar nga ish-deputeti.
Nuk mund të rri pa i thënë dy fjalë nga ajo çka u pa dhe u fol sot në takimin që Koço Kokëdhima zhvilloi me anëtarët e partisë socialiste, Bashkia Sarande.
Unë kam që në moshën 11 vjeçare që marr pjesë në parti dhe i kam të faktuara me fotografi që kam 17 vjet anëtar partie jam futur në PS nga Arjan Hasipi. Më ka marrë dorë për dore dhe më ka mësuar se cfarë është partia. Partia socialiste është një familje e madhe që nuk ka patur ndonjëherë përçarje si këto të kohëve të fundit ku njerëzit po ndahen si te Koços dhe te Edit.E them me bindje këtë dhe ky është turp. Të shkosh në takim me një nga figurat më të shquara të partisë socialiste si Koço Kokëdhima dhe të të bëjnë presion disa njerëz servila, njerëz që i servilosen karrigeve te pushtetarëve kjo është e pafalshme ose e patolerueshme. S’kemi patur kurrë të tilla. Kur ishim në fushatë me thoni ju sa socialistë shkonin në tubime të LSI dhe anasjelltas .. Po sigurisht që se keni një pergjigje se i lëpiheshit Ilirit për të fituar pushtetin dhe s’u bënit njerëzve presion se fundja ato ishin dhe votat tona. Ndërsa sot po terrorizoni anëtarët e partisë për të mos e ndjekur Koçon në takimet qe ai bën për të shpalosur platformen e tij.
Por sigurisht që ju do të mundoheni ta ndaloni me cdo kusht duke përdorur cdo mjet të mundshëm, qoftë dhe presionin me largime nga puna sepse ju e dini që ne jemi shumë sepse socialistët e vërtet janë me Koçon. Janë me idet e tija, janë me dashurinë e tij për partinë, janë me përkushtimin e pashtershëm të tij për ti bërë gjërat mirë për një të ardhme të vlefshme për të gjithē ne.
Të gjithë ata që sot nuk erdhen humbën shumë dhe ajo cka humbën në masë te madhe është dinjiteti i tyre pasi u bënë palë me ata që nuk e duan PS-në, por e shfrytëzojnë në masë për të mbushur xhepat e tyre.
U bëtë pjesë e nje loje farse që po ju serviret po ska problem me kohën do ta kuptoni. Koçua është si Lum te dashur miq vetëm me nje ndryshim nuk buron ujë, por buron njerëz.
(marre pa hequr asgjë nga facebook i këtij militanti të PS)
KOHA JONË SONDAZH