”Sofra e vjetër” në Tragjas të Vlorës, Rama: Një nga vendet e rralla plot traditë të vjetër shqiptare

”Sofra e vjetër” në Tragjas të Vlorës është një nga vendet e rralla plot traditë të vjetër shqiptare që magjeps këdo. Kryeministri Edi Rama ka postuar foto në Facebook nga ky stan, i cili është i ngritur në kodrat e gjelbëruara të Tragjasit të vjetër, mbi detin Jon. Kreu i qeverisë thekson edhe se ky stan ka një lloj magjie brenda tij, sa duket si i dalë nga ato përrallat.

Postimi i plotë

“Sofra e vjetër” në Tragjas të Vlorës është një nga ato vendet e rralla plot traditë të vjetër shqiptare që mahnit këdo që e viziton. Ngritur në kodrat e gjelbëruara të Tragjasit të vjetër, mbi detin Jon, ky stan ka një lloj magjie brenda tij, sa duket si i dalë nga ato përrallat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Melodia e fyellit të Sofos, fjetja në shtëpizat me çati të punuara me kashtë, ushqimi i gatuar me saç e teknika të tjera të vjetra të stërgjysheve, natyra e bukur, qetësia dhe mirësia e këtyre njerëzve të jashtëzakonshëm, ia shtojnë vlerat këtij vendi dhe na kthejnë pas në kohë, atëherë kur barinjtë dhe bagëtia mbushnin kodrat e Tragjasit, e gjitha e jetuar në një jetë tjetër.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?