Solidariteti diplomatik i gishtit të ambasadorit dhe kapja shtetit si veprim antishtetëror
Nga: Petrit Vasili
Në Shqipëri një tufë horrash, kanë vjedhur e kapur qeverisjen e vendit dhe duan ta shndërrojnë Kushtetën në leckë këmbësh për të fshirë këpucët e krimineleve dhe trafikantëve. Diplomatë të çartur u ngrenë gishtin protestuesve të cilëve horrat e pushtetit u vjedhin pronën, i arrestojnë dhe i dhunojnë. Ngrenë gishtin këta diplomatë dhe ca të tjerë guxojne tu bëjnë edhe avokatinë e atyre. Këta avoketërit diplomatike të gishtit bëjnë edhe avokatin e shkeljes së Kushtetutës dhe kapjes së Gjykatës Kushtetuese nga Rilindja.
Po a skuqen ndonjëherë këta, edhe të parët edhe të dytët?
A guxon dot ndonjë ambasador shqiptar tu ngrerë gishtin protestuesve në vendet e tyre?
A guxon ndonjë ambasador shqiptar të diskutojë vendimet e Presidentëve të tyre?
A guxon ndonjë ambasador shqiptar të japë mend e zgjidhje për Kushtetutën e vendeve të tyre?
Përgjigja eshte shumë e qartë dhe e thjeshtë: Asnjë ambasador shqiptar as e bën dot, as e ka bërë dot dhe as i lejohet që ta bëjë ketë në asnjë kryeqytetet të Europës dhe askund në botë. Po njësoj dhe pa asnjë gram ndryshim janë edhe diplomatët e huaj këtu në Shqipëri. S’kanë asgjë më shumë se ambasadorët tanë në vendet e tyre. Ndaj të bëjnë detyrën e tyre sepse janë këtu për të garantuar interesat e vendeve të tyre, të cilat i kanë të parat dhe të vetmet dhe jo të Shqipërisë.
Ndaj të flasin për ato, që u lejon detyra dhe mandati i tyre dhe të lëne mënjanë solidaritetin e gishtit të ambasadorit dhe të kapjes së shtetit. Ka mjaft diplomate burra dhe gra të nderuar, që e kryejnë siç duhet dhe me integritet detyrën e tyre dhe përfaqësimit. Ka edhe disa diplomatë të tjerë, të cilët shqiptarët po i shohin teksa shfaqen si solidare të gishtit.
Solidariteti diplomatik i gishtit dhe avokatia diplomatike e kapjes së shtetit e ka lënë Shqipërinë jashtë Europës, që na shton kushte vazhdimisht, e ka bërë Shqipërinë të jetë e treta në botë për korrupsion dhe e ka bërë bazë të krimit të organizuar për grupet kriminale në SHBA, Europë, Amerike Latine dhe Lindjen e Mesme siç deklaron Departamenti Amerikan i Shtetit. Për këto duhet të flasin këta, sepse krimi dhe trafikantët, që ushqen rilindja cënojnë edhe interesin e vendeve të tyre. Por këta nga zelli i tepruar për të bërë avokatinë e rilindjes “çuditërisht” po harrojnë edhe vendet e tyre?