Sondazhet e ndërkombëtarëve: Opozita shqiptare fiton mbi 84 mandate
Sondazhet e brendshme të opozitës dhe anketat e institucioneve të pavarura ndërkombëtare prej kohësh flasin për një fitore bindëse të opozitës në zgjedhjet e 25 prillit 2021. Edhe sondazhet e Edi Ramës e nxjerrin humbës. Ish-deputeti dhe anëtari i Këshillit Politik, Oerd Bylykbashi, dje ka zbuluar për herë të parë pritshmëritë e opozitës në betejën e ardhshme elektorale. Në një intervistë për Top Channel, Bylykbashi se humbja e Edi Ramës nuk është më në diskutim. Sipas tij, ajo që diskutohet është vetëm sa e thellë do të jetë disfata e rilindjes në zgjedhjet e ardhshme. Bylykbashi deklaron se opozita fiton mbi 84 mandate deputetësh. “Rama po përpiqet të humbas sa më pak. Nëse opozita do të fitonte mbi 84 mandate do ndryshonte ligjet. Edi Rama është drejt humbjes. Çështja është sa do humbas. Nuk është sistemi që do e shpëtojë Edi Ramën. Strategjitë elektorale janë aty si të dojë. Me çdo sistem që vendos do të fitojë opozita”,- deklaron ish-deputeti i Partisë Demokratike.
Shifra prej 84 mandatesh që nxjerrin sondazhet e opozitës për fitoren e zgjedhjeve duket se është ajo që ka trembur më shumë Edi Ramën. Kryeministri ka si praktikë pune zhvillimin e sondazheve javore dhe mujore për kuotat e PS dhe lëvizjen e elektoratit. Një shifër të përafërt të fitores së opozitës japin dhe sondazhet që kryen nga vet Rilindja. 84 mandate është një humbje asgjësuese për Rilindjen dhe PS. Jo vetëm për faktin sepse i bie të ketë vetëm 50-56 deputetë bashkë me aleatët, por për humbjen e çdo elementi vendimmarrës. 84 vota në Kuvend përbëjnë një shumicë kushtetuese dhe nxjerrë jashtë loje Partinë Socialiste nga vendimmarrja. Duke pasur parasysh aktet e paligjshme që ka bërë PS me Kushtetutën, Kodin Zgjedhor, ndryshimet e ligjeve të rëndësishme dhe deri prekjen e ligjeve të Reformës në Drejtësi, me 84 vota të opozitës gjithë trashëgimia e ligjeve problematike që po lë pas rilindja bie. Fryma që ekziston te qytetarët kundër qeverisë dhe sondazhet që tregojnë se nga do të shkojnë votat pas 7 mujash kanë shkaktuar që tani panik në radhët e rilindjes. Ndaj këto javë dhe në muajt që vijnë, gjithë rilindja po përgatit skenarin për të pasur një humbje sa më të vogël apo dhe mundësisht të arrijë një fitore duke manipuluar zgjedhjet. Sabotimi i reformës zgjedhore për ndalimin e koalicioneve dhe vendimet e ardhshme të parlamentit janë pikërisht në linjën e manipulimit të zgjedhjeve. Rilindja nuk po pyet më për ligje dhe ndërkombëtarë, ajo po harton një reformë anormale, së bashku me partitë e reja që po krijohen nga opozita false në Kuvend, të cilat kontrollohen nga bodigardët e kryeministrit.
Por loja në Kuvend me ligjet, Kodin Zgjedhor dhe shpikjen e partizave me truproja mbetet skema e momentit të Rilindjes. Skema tjetër që është dhe më e rrezikshme e rilindjes ka të bëjë me përdorimin e krimit dhe bandave për të manipuluar zgjedhjet. Gjatë javë të fundit, drejtues të rëndësishëm të rilindjes kanë nisur takimet në bazë, jo me qytetarët, por me elementë të spikatuar të krimit dhe trafiqeve. Ndërsa qeveria flet për dekriminalizmin, në terren deputetë dhe koordinator të selisë rozë takohen rregullisht me persona të dënuar apo në kërkim të vendet e BE për vepra të ndryshme penale. Sigurisht që takimet nuk bëhen për të folur për reformat apo programin politik të Partisë Socialiste. Mesazhi i takimeve të tilla është i qartë, Rilindja po krijon grupet e gatshme dhe po mbledhë “çunat problematik” për të masakruar zgjedhjet. Edhe vetë në PS e dinë se nuk ka asnjë mënyrë tjetër për të fituar nëse nuk manipulojnë zgjedhjet, pasi edhe socialistët tashmë nuk votojnë qeverinë. Derit tani PS-ja është e pushtuar nga Rilindja, sepse socialistët e vertetë nuk janë në pushtet prej 8 vitesh.
Ndaj sado të lodhet kryeministri me bandat, me para, me tenderime apo PPP-ra, zemërimi dhe zhgënjimi mbetet i madh. Humbja e kryeministrit është e sigurtë, por pyetja shtrohet se sa do humbasë, me 84 vota që merr opozita apo edhe më shumë.
Edi Rama jeton me shpresën e ndonjë përçarje në opozitë, por opozita nuk ka zgjidhje tjetër veçse e bashkuar. Ndryshe ujku i Surrelit do bëjë kërdinë, nëse opozita nuk shkon solide me 25 prill 2021.
Mili Xhani