Sondazhi/ Si ka ndryshuar mendimi pozitiv për Ramën, Berishën, Metën dhe Bashën

Pëlqyeshmëria për liderët ka qenë në foksuin e pyetjeve që Barometri në Euronews Albania, ju ka bërë qytetarëve këtë herë. Nga të dhënat e marra nga 1000 intervista të bëra ballë për ballë në janar të këtij vitit rezulton mendimi pozitiv për Ramën është 52% dhe ai negativë 44,3 %.

Mendimi pozitiv për Sali berishen ështëë28.7 % dhe mendimi negativ për të është 67.5 %. Për Lulzim Bashën mendimi pozitiv është 14 5% dhe mendimi negativë është 82 % dhe mendimi pozitiv për kreun e Partisë së Lirisë Ilir Meta është 8.4 % dhe mendimi negativ është 87.3 %.

I matur në tre muaj të njëpasnjëshëm mendimi pozitiv apo pëlqyeshmeria për liderët e partive kryesore në vend ka pësuar lëvizje të vogla në %. Rama në periudhën nëntor, dhjetor dhe janar ka lëvizur nga 47.8 %-53% dhe 52 % muajin e fundit , duke ruajtur muajt e fundit një qëndrueshmeri në pelqyeshmeri tek qytetarët.

Berisha ndërkohë në periudhën nëntor-dhjetor-janar, periudhë e shoqëruar me procesin e SPAK kundër tij ka lëvizur nga 30.6% ne 27 % dhe 28.7 % pelqyshmeri muajin e fundit duke ruajtur edhe ai një qëndrueshmeri në pëlqyeshmerine tek njerzit në periudhën dhjetor-janar.

Lulzim Basha me të dhënat e krahasuar të tre muajve rezulton të ketë një rënie më të ndjeshme përkatësisht nga 21 % pëlqyeshmeri në nëntor ne 25.3 % në dhjetor dhe 14 % në matjet e fundit të janarit. Ilir Meta në nëntor, dhjetor, janar ka lëvizur në plqyeshmeri në shifrat 10.7 % , 9.3 % , 8.4 %.

SHKARKO APP