Pas Gjermanisë edhe ambasadori BE, Soreca, mesazh Ramës: Jo 30 korrik, jo prekje e Kushtetutës!
Pas Gjermanisë, vjen edhe reagimi zyrtar nga ambasadori i BE, Soreca, i cili mbahet si përkrahës personal i kryeministrit Rama, që thotë prerë: Jo prekje e Kushtetutës pa konsensus të gjerë!
Presidenti Meta, opozita e bashkuar, shoqëria civile, media e lirë, etj po i bëjnë thirrje kryeministrit që të mos prishë Marrëveshjen dhe të mos sjellë destabilitet me vendimet e njëanshme të tija.
Ndërkohë 30 korriku është nesër dhe deri tani kryeministri nuk po jep shenja nga vendimmarrja e tij personale për të prekur kushtetutën me ca deputetë idiotë të opozitës parlamentare, që as për bari delesh në male nuk merren e jo më të fusin duart në Kushtetutë.
Ambasadori i BE, Soreca apelon që ndryshimet e rëndësishme që prekin Ligjin Zgjedhor të bëhen me konsensus të gjerë, njësoj si me miratimin e paketës së 5 qershorit.
Ambasadori Luigi Soreca shprehet se Parlamenti i ka kompetencat ligjore për të bërë ndryshime të tjera që nuk shkelin Kushtetutën, por ai kujton marrëveshjen e 5 qershorit të firmosur edhe nga maxhoranca, në të cilën, sipas kryediplomatit, shkruhet qartë se për ndryshime të tjera të rëndësishme që prekin Kodin Zgjedhor, duhet konsensus i gjerë, e gjithëpërfshirës. Ndërkohë, kujton rëndësinë e Reformës Zgjedhore konsensuale për mbledhjen e parë ndërqeveritare. Pas miratimit të amendimeve në Ligjin e Zgjedhjeve më 23 korrik, Soreca apelon që ato të implementohen menjëherë, pasi KQZ-ja e re e ka detyra të rëndësishme realizimin e identifikimit biometrik dhe votën e emigrantëve.
Ambasadori Soreca tha tekstualisht për një të përditshme shqiptare se “kur bëhet fjalë për çështje veçanërisht të rëndësishme, siç janë dispozitat zgjedhore, diskutime të tilla duhet të zhvillohen në mënyrën më të gjerë dhe gjithëpërfshirëse të mundshme, si dhe mbi bazën e një konsensusi të gjerë dhe të standardeve më të mira të zbatueshme. Fryma e marrëveshjes së 5 qershorit. Prandaj, besoj se çdo ndryshim kushtetues duhet të diskutohet me kujdes me të gjitha forcat politike, përmes një dialogu gjithëpërfshirës, përfshirë shoqërinë civile”.