FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sot 1 Prilli/ Rama nis lojën në fushën e basketbollit, kush do fitojë? (Video)

Ndërsa aleati i tij Meta i bëri thirrje nga Shkodra të zgjidhin krizën politike, me opozitën që qëndron në çadër, kryeministri Rama ka zgjedhur ta kalojë këtë të shtunë me diell që përkon me 4-vjetorin e marrëveshjes PS-LSI për koalicionin e përbashkët, në Parkun e Lodrave tek Liqeni, ku e kemi parë duke luajtur basketboll.

Pa bërë asnjë deklaratë politike, Rama ka shfrytëzuar këtë ditë bashkë me kryebashkiakun Veliaj për të bashkëbiseduar me maturantët e më pas, i pari i qeverisë u pa në fushën e basketbollit, në një ndeshje me ta, ndërsa nuk dimë nëse skuadra e tij do ta fitojë lojën.
Kujtojmë se ndërsa dy aleatët nuk e kanë ndarë ende mendjen për tu deklaruar zyrtarisht bashkë edhe para zgjedhjeve të 18 qershorit, deklaratat thumbuese vijojnë nga eksponentë të të dyja partive, pikërisht për shkak të zgjedhjeve. PS e ka berë të qartë që do të futet në zgjedhje edhe pa opozitën, ndërsa LSI e ka quajtur dhunim të demokracisë nëse opozita nuk merr pjesë në zgjedhje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?