Sot, 33 vite nga dalja e numrit të parë të gazetës së pavarur KOHA JONE
Sot, 11 maj. Si sot 33 vite me parë në qytetin e Lezhës doli numri i parë i gazetës së pavarur KOHA JONE.
Nga një gazetë lokale shumë shpejt ajo u kthye në gazetë kombëtare, me penat me të njohura të gazetarisë dhe ku intelektualët me në zë, shkruanin në KOHA JONE.
Në janar 1994 gazeta u bë e përditshme dhe me e madhja ndër krejt shtypin e shkruar shqiptar.
Beteja për të shkruar të vertetat e fshehura nga pushteti i kohës dhe nga pushtet e radhës, e bënë gazetën shenjëstren e çdo pushteti.
Na arrestuan, na burgosen, na vendosen tritol në shtëpi, na dogjen redaksinë e gazetës naten e 2 marsit 1997, na futën brenda një nate 33 gazetarë në qelitë e policisë së Tiranës, na survejuan dhe përndoqen, por gazetarët e KOHA JONE nuk donin t’ia dinin për presionet dhe përsekutimin e pushtetit.
Sot mbushen 33 vite, dhe nëse shikon se kush drejton mediat radiotelevizive, mediat e shkruara dhe portalet me të rëndësishme kombëtare, konstaton se janë ish-gazetarë të KOHA JONE.
Sot KOHA JONE lundron mes një deti portalesh online dhe mediash që kanë financa të mëdha pas tyre, por KOHA JONE mbetet legjendë e këtyre 33 viteve.
Edhe ata që nuk e duan, thonë ndër dhëmbë se historia e Shqipërisë nuk mund të kuptohet pa gazetën KOHA JONE, sidomos asaj të viteve 1992-1997, kohë kur vramë frikën për të thënë të vertetën dhe kur përplasjet me pushtetin ishin epokale.
Redaksia e KOHA JONE