Sot Gjykata e Lartë në orën 12:00 vendos për fatin e Erion Veliajt
Gjykata e Lartë pritet të shqyrtojë sot në orën 12:00 rekursin e paraqitur nga Erion Veliaj, i cili kërkon lirimin nga masa e sigurisë “arrest me burg”. Seanca do të mbahet në dhomë këshillimi dhe pa praninë e palëve, siç parashikohet për rastet kur kërkohet rishikim i vendimeve të shkallëve më të ulëta të gjyqësorit.
Veliaj ndodhet në burg që prej datës 10 shkurt dhe po hetohet nga Prokuroria e Posaçme për veprat penale të korrupsionit pasiv, fshehjes së pasurisë dhe pastrimit të produkteve të veprës penale. Ai u arrestua pas dyshimeve të ngritura nga SPAK për përfshirje në një skemë korruptive që lidhet me tendera dhe kontrata të Bashkisë së Tiranës gjatë kohës kur ai ishte kryebashkiak.
Më 17 qershor, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar rrëzoi një kërkesë të mëparshme të Veliajt për të zëvendësuar masën e arrestit me një garanci pasurore. Gjyqtari Erjon Bani argumentoi se nuk ekzistonin kushte të reja që të çonin në ndryshimin e masës së sigurisë, duke vlerësuar se hetimet ndaj tij janë ende në fazë aktive.
Prokuroria e Posaçme ka informuar se gjatë dy muajve të fundit janë kryer plot 82 veprime hetimore në kuadër të dosjes së Veliajt, përfshirë marrje në pyetje dëshmitarësh, sekuestrime dokumentesh dhe veprime të tjera hetimore që lidhen me provat materiale.
KOHA JONË SONDAZH
Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?
Results
Vota totale: 12330

