Sot homazhet për ish-kryebashkiakun Sejdini, Veliaj: Do ta kujtoj për zemrën e bardhë dhe batutën e fortë

Po mbahen sot homazhe në nder të ish-kryebashiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini.

Mes shumë figurave të politikës pjesë e homazheve që po mbahen në teatrin Skampa të Elbasanit, ishte dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili vlerësoi figurën e Sejdinit.

“Ngushëllime familjes dhe qytetarëve të Elbasanit. Qazimi ka qenë aty që kur shumë prej nesh ishin fillestar në politikë. Kujtoj gjithmonë me shumë dashuri humorin dhe se si na e bënte me të lehtë ato sfida që na dukeshin të mëdha sa bota. Do ta kujtoj për zemrën e bardhë, batutën e fortë dhe për dashurinë e madhe për ata që punoj”, tha Veliaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kujtomë se Sejdini u nda nga jeta dje në moshën 73-vjeçare pas një beteje me një sëmundje të rëndë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?