Sot LSI tregoi se konkuron denjësisht për vendin e parë

Zgjedhjet për ekipin drejtues të LSI që u mbajtën sot në gjithë vendin, ishin një leksion demokracie dhe për gjithë forcat e tjera politike. Pjesëmarrja e jashtëzakonshme në zgjedhje, teknologjia moderne e përdorur dhe mesazhet që përfaqëson, dëshmojnë se LSI në 25 prill është një parti që konkuron denjësisht për forcë e parë.
Në 61 bashkitë e vendit qendrat e votimit kishin më shumë njerëz sesa kemi parë edhe në qendrat e votimit në zgjedhjet parlamentare apo lokale. Të rinj dhe të reja që rrinin në radhë për të votuar është një imazh që zakonisht e kemi hasur në SHBA, Francë apo Britani të Madhe. Në votimet e LSI nuk ishin vetëm anëtarët e saj besnikë, por dhe mijëra prurje të reja që kanë ardhur në këtë parti gjatë viteve të fundit. Shumica e tyre janë socialistë që të zhgënjyer nga rilindja kanë zgjedhur LSI si forcën e vetme që përfaqëson alternativën më të mirë të majtë. Prej një javë Rilindja fliste për Laprakën, si një bastion të fortë të saj. Radhë e gjata të qytetarëve, mes tyre shumë socialistë që kanë kaluar me LSI, tregonin se atje ku PS pretendon se është më e fortë është më e dobët.
Për herë të parë një parti politike në Shqipëri bëri realitet premtimin e gjithë qeverive që nga vitet 2000, votimin online. Me anë të sistemit online, shqiptarët që jetonin në vendet e BE, SHBA dhe gjithë botës, patën të mundur të bëhen pjesë e zhvillimeve të brendshme të një partie. Atë që Rilindja nuk e bëri dot për tetë vite edhe me ministrinë e Diasporës, LSI e bëri brenda pak kohësh me një investim fare modest. Votimi online nuk është thjesht një çështje për të qenë në modë. LSI bëri fakt sjelljen e diasporës në Shqipëri. Emigrantët dhe shqiptarët jashtë vendit sot ishin pjesë e një realiteti të ri epokal në zhvillimet politike në Shqipëri. Ky është fakt dhe jo propagandë siç bën zakonisht Rilindja.
Interesi politik i të rinjve dhe gjithë qytetarëve për të qenë pjesë e zgjedhjes së një ekipi drejtues të një partie në opozitë, është një mesazh që tejkalon thjesht zhvillimet brenda LSI. Mesazhi kryesor që dhanë sot qytetarët me votimet për LSI është për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
LSI është gati sfidën e 25 prillit, jo si një parti që ka të gjithë elementët për të qenë forcë e parë. Votimet e sotme shpjeguan dhe arsyet pse Rilindja dhe kryeministrit kanë muaj që sulmojnë pa ndalim LSI. Rritja elektorale e LSI u pa sot dhe kjo është ajo që e tremb më shumë Rilindjen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?