Sot në Mallakastër e Patos, Edi Rama: Përballë kemi një Opozite pa alternativa

Vetë qeverisja e majtë mund të ketë shumë probleme brenda saj, dhe mund të ketë krijuar pakënaqësi në dy vitet e fundit që kur erdhi në pushtet, por megjithatë nuk e vë në dyshim fitoren në zgjedhjet lokale.  Kjo për faktin se përbalklet me një opozitë të dobët, sipas kryeministrit të vendit, Edi Rama, i cili prezantoi sot kandidaturat e majta, në Mallakastër e Patos.

–  “Për votën e 21 qershorit çdo familje duhet të mendojë si për një investim që bën për veten e vet. Nuk është votë kjo për të mbajtur me gajret SHQUP-in”. Kështu deklaroi sot kryeministri Edi Rama, gjatë prezantimit të Shyqyri Kapllanit për Bashkinë e Mallakastrës. – “Po të shikoni fushatën e tyre, çfarë thonë ata? I keni dëgjuar ndonjëherë të flasin për ato probleme që flasim ne? I keni dëgjuar ndonjëherë të flasin se si do t’i zgjidhin problemet e kopshteve, të  shkollave, të ujësjellësit, të kanalizimeve, të plehrave, të transportit? Ata thonë: “Rama-Meta, Rama-Meta”. Çfarë doni ju? Doni një kryetar bashkie që të vijë këtu dhe të flasë me vete në rrugët e Ballshit: Rama-Meta, Rama-Meta? Ç’ju duhet? Ata thonë votoni për SHQUP-in se nuk vazhdohet më kështu. Duhet të kthehemi aty ku ishim, që gjysma të paguajë drita, gjysma të mos paguajë?”.

Ndërsa në Patos është prezantuar Rajmonda Balili. Përpara qytetarëve të Patosit, Rama foli edhe për ndotjet, një problem i kahershëm për këtë qytet.

-“Edhe për çështjen e ndotjes që e përmendi dikush, deri dje ka qenë shumë e vështirë, për shkak se janë gjithë ato komuna të prekura e të lidhura në atë punë, e kryetarë komunash që kanë bërë lojërat e tyre. Ndërkohë që ne jemi në një proces që, për arsye ligjore dhe të ligjeve ndërkombëtare, është një proces i mbyllur. Ne i kemi vënë përpara kompanisë një dokument shumë të gjatë me rezervat tona. Presim që kompania të japë përgjigje një për një për të gjitha ato që i kemi vënë përpara. Kemi rënë plotësisht dakord për dëmshpërblim të plotë, por nuk na mjafton dëmshpërblimi se nuk do të presim prapë të bëhet ndonjë gjë e prapë do të presim dëmshpërblim. Nuk duhet të përsëriten më ato që ndodhën”, tha Rama.

SHKARKO APP