Sot në Tiranë homazhet në nder të Dëshmorit të Atdheut, Simon Gjeta
Edhe një i vrarë krimi .Efektivi 49-vjeçar i FNSH-së, Simon Gjeta, i cili mbeti i vrarë të shtunën nga 56-vjeçari Ruzhdi Aishta është shpallur Dëshmor i Atdheut.
Homazhet për efektivin do të mbahen sot në Tiranë në orën 11:00, ndërsa trupi i tij do të prehet në Varrezat e Dëshmorëve në krah të Ibrahim Bashës, kolegut të vrarë në Gjirokastër gjatë aksionit antikanibis në Lazarat.
Operacioni nisi pasditen e së shtunës, 3 tetor pak kohë pasi Aishta kishte plagosur fqinjin e tij , dhe zgjati deri në orën 07: 10 të mëngjesit të së dielës, 4 tetor 2015.
Për gjatë gjithë natës policia dhe forcat RENEA mbajtën të rrethuar shtëpinë e autorit dhe tentuan disa herë të negocionin me të për tu dorëzuar por ky i fundit nuk pranoi. Ka pasur dhe shkëmbim zjarri mes tij dhe policisë.
Ruzhdi Aishta ishte fshehur në pjesën e poshtme të shtëpisë, në bodrum, kur qëlloi dy herë në drejtim të forcave speciale që mbajtën të rrethuar banesën. Në këtë moment ndërhyri dhe policia dhe vrau Aishtën.

