Sot pasdite takimi i dytë Rama-Basha
Edhe pse nuk ka asnjë shenjë tërheqje nga palët, negociatat ende vazhdojnë. Me ftesë të Presidentit Nishani do të zhvillohet sot pasdite takimi i dytë mes Kryeministrit Rama dhe Liderit të opozitës Basha
“Me ftesë të Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bujar Nishani do të zhvillohet një takim i dytë midis Kryeministrit të vendit, zotit Edi Rama dhe Liderit të opozitës, zotit Lulzim Basha sot 4 maj, në orën 19.00 në Institucionin e Presidentit të Republikës”,- thuhet në njoftimin e Presidencës.
Ditën e sotme, Kryeministri Rama në një konferencë të gjatë për mediat sqaroi qëndrimin e maxhorancës. Ai tha se oferta e negociatave me David Mekallister nuk janë më në fuqi. Oferta e re e Ramës për Bashën është caktimin e një zv.kryeministri dhe disa zv.ministrave dhe bashkë me Bashkimin Europian dhe Shtetet e Bashkuara do monitorojnë gjithë procesin për zgjedhjet. “I kam propozuar një mekanizëm garancie të opozitës brenda qeverisë. Në Ministrinë e Brendshme një zv.ministër i propozuar nga PD të drejtojë procesin e monitorimit të sjelljes së Policisë së Shtetit. Një zv.drejtor i përgjithshëm i policisë dhe 12 zv.drejtorë në qarqe, të shoqëruar me një përfaqësues të misioneve të huaja. E njëjta gjë për arsimin, një zv.ministër jo anëtar partie, me monitoruesit e huaj dhe një përfaqësues qoftë të vetin, qoftë të të huajve në çdo drejtori rajonale. E njëjta gjë për burgjet, zv.ministër i propozuar nga PD për të ndjekur procesin zgjedhor në çdo burg të Shqipërisë, për të mos lejuar të bëhen votime si në kohën e Enver Hoxhës”, deklaroi Rama.
Lexoni dhe:
Takimi I. Nuk ka marrëveshje Rama-Basha
Basha: Nuk lëshojmë asgjë nga …
KOHA JONË SONDAZH

