Sot protesta, nisen qytetarët me autobusë nga rrethet drejt Tiranës
Opozita shqiptare do të zhvillojë sot një protestë para Kryeministrisë në orën 12:00, për anulimin e zgjedhjes së kryeprokurores së përkohshme Arta Marku, largimin e qeverisë ‘Rama 2’ dhe krijimin e një qeverie antimafia. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka deklaruarse do të dalë sot në protestë me familjen e tij, duke paralajmëruar një protestë paqësore.
Protesta do të ketë tre itinerare lëvizjesh, që do të shkojnë drejt Kryeministrisë në formë marshimi. Anëtarët, militantët dhe qytetarët që do të vijnë nga qytetet do të kenë pikëtakim tek Sheshi “Skënderbej”, në pritje të marshimit që do të nisë nga selia e Partisë Demokratike, nga ku do të dalë Lulzim Basha dhe Kryemadhi nga selia e LSI.
1500 policë janë në terren për të shmangur incidentet, ndërsa janë disa rrugët që bllokohen. Protesta do të mbikëqyret edhe nga ekspertë të huaj. Ministria e Brendshme bën me dije se plani i masave është bërë me mbështetjen e misioneve të vendeve partnere, të cilat asistojnë Policinë e Shtetit.
Zhvillimet e fundit nga protesta e opozitës
08:15 Të dhënat në total nga selia blu: Ja sa qytetarë janë nisur për në protestë
Nisen autobusët e parë drejt Tiranës për protestën
Nga Delvina është nisur 1 autobus për protestën e opozitës
Nga Saranda është nisur 1 autobus për protestën e opozitës
Nga Fieri janë nisur 25 autobusë për protestën e opozitës
Nga Berati janë nisur 8 autobusë me militantë të PD
Nga Qarku Kukës, rreth 2 mijë mbështetës drejt Tiranës
Nga Korça janë nisur rreth 2 mijë mbështetës të PD dhe LSI
Nga Shkodra rreth 2 mijë mbështetës të tjerë drejt Tiranës, 13 autobusë
Nisen autobusët e parë drejt Tiranës për protestën
08:05 Dega e PD në Shkodër: 2 mijë demokratë do të jenë në Tiranë
Kryetari i PD Ramiz Cobaj dhe deputeti Bardh Spahia deklarojnë se do udhëtojnë drejt Tiranës rreth 2000 demokratë.
08:05 Dega e PD Kukës 2 mijë qytetarë drejt Tiranës
Sipas degës së PD në Kukës, drejt Tiranës janë nisur në protestë 2 mijë qytetarë. Nga Kukësi 1200 persona, 250 nga Hasi dhe 600 nga Tropoja.
08:00 Dega e PD Korçë: 2 mijë persona janë nisur drejt Tiranës me autobusë
Janë rreth 2000 persona të nisur në proteste gjithnjë sipas forcave politike. Nisja me autobusë dhe mjete te vogla
07:55 Nga Berati nisën 8 autobusë
Kryetari i PD në Berat, Gazmend Azizi deklaroi se tetë autobusë do të nisen nga ky qytet drejt Tiranës
07:50 Dega e PD: Nga Fieri 25 autobusë drejt Tiranës, 3000 veta
NË mitingun e organizuar nga opozita në drejtim të Tiranës nga Fieri janë nisur 25 autobusë si dhe disa automjete. Sipas kreut te PD dega Fier Luan Baci janë 3000 vetë nga e gjithë bashkia në pika të ndryshme te qytetit. Luan Baci tha se protesta do të jetë paqësore.
07:45 Nisen dy autobusë nga Saranda dhe Delvina drejt Tiranës
Dega lokale e PD: Nga Saranda niset një autobus me 50 persona dhe disa automjete. Nga Delvina një autobus me militantë të LSI dhe disa automjete me militantë të PD.