Sot, skenari i opozitës për të bllokuar punimet

Për këtë vit sot pasdite do jetë seanca e parë e Kuvendit për vitin 2018. U mbyll me tension dhe përplasje vjet në dhjetor, por duket se tensioni do jetë i fortë dhe përballje trup me trup edhe sot në seancën parlamentare. Garda ka marrë porosi të prerë që të kontrollojë imtësisht deputetët e opozitës, sidomos femrat deputete të LSI, për ndonjë skenar të paparashikuar. Frika e kryeministrit Rama se deputetet femra të LSI mund ta godasin jo si Monika, e cila nuk pati shenjë herën e kaluar, ka bërë që kontrolli do të jetë i nivelit të lartë. Për këtë nga Garda e Republikës do jetë 10 femra gardiste gjatë kontrollit në hyrje. Por me sa duket do kontrollojnë LSI dhe mund të harrojnë PD-në, e cila ka një tjetër skenar sot në sallë.

Burime pranë selisë së PD-së tregojnë se disa deputetë opozitarë do ulen në karriket e ministrave duke mos lenë qeverinë të ulet dhe pjesa tjetër do bllokojnë punimet. Në karriken e kryeministrit do fusin një thes me pleh-mbeturina si shenjë e degradimit të pushtetit. Ndonëse Byroja e Parlamentit e drejtuar dhe në shumicë nga PS ka dënuar deputetët e seancës së dhjetorit, prapë skenari B do zbatohet nga opozita. Do jetë viti i vështirë ky për pushtetin. Protesta e 27 janarit do jetë fillimi i fundit të kësaj qeverie, thonë në LSI. Edi Rama i merr me të perqeshura këto paralajmërime.

Grupi parlamentar i PD-së ka vendosur sot se nuk do e njohin më Gramoz Ruçin si kryetar Kuvendi, pasi jo vetëm ka manipuluar votat gjatës seancës se votimit për kryeprokuroren, por edhe ka shkelur rregulloren në raport me opozitën. Ndaj sot do bllokojnë Kuvendin si opozitë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryeministri Rama ka marrë porosi nga kryetari i Kuvendit Ruçi që sot të mos jetë në seancë, pasi mund të kthehet e dhunshme si seancë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?