Sot, “testi” i parë kushtetues për ligjin e Vetingut në Kushtetuese

Ligji i Vetingut do t’i vështrohet paraditen e sotme testit të parë kushtetues. Kjo pasi në orën 11:30 të ditës së sotme anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, do të mblidhen për të marrë vendim për pezullimin ose jo të ligjit më të rëndësishëm të reformës në drejtësi. Po ashtu mësohet se, seanca do të zhvillohet pa praninë e palëve dhe do të ketë në fokus kërkesën e Partisë Demokratike që i kërkon trupës gjyqësore pezullimin e efekteve të këtij ligji deri në përfundimin e shqyrtimit në themel nga ana e Gjykatës Kushtetuese.

Ligji i Vetting-ut u miratua në seancën e jashtëzakonshme plenare të 30 gushtit vetëm me votat e maxhorancës, pasi opozita refuzoi të bëhej pjesë e procesit të votimit. Ndërsa, më 5 tetor, Partia Demokratike e goditi këtë ligj në Gjykatën Kushtetuese, pasi sipas saj, drafti bie ndesh me ligjin themeltar të shtetit.

Sipas opozitës, kompetencat që ligji u jep institucioneve që kontrollohen nga qeveria si Drejtoria e Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar janë në tejkalim të parashikimeve kushtetuese dhe rrezikojnë vendosjen e një kontrolli politik mbi gjyqtarët dhe prokurorët, pasi DSIK-u është një drejtori në varësi direkte të Kryeministrit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ligji për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve përbën procesin kyç të reformës në drejtësi, pasi drafti parashikon skanimin e të gjithë prokurorëve dhe gjyqtarëve dhe sanksionon se të gjithë ata që nuk e kalojnë procedurën e rivlerësimit, nuk mund të punojnë më në sistemin e drejtësisë. Por tashmë ky proces varet nga vendimi që do të marrë sot Gjykata Kushtetuese.

Swiss Digital Mobile Reklama

E në një kohë kur pritet ky vendim nga Gjykata Kushtetuese lidhur me kushtetutshmërinë e kërkesës së PD-së, edhe Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë, del kundër ligjit të Vetingut, të asaj çfarë përmban ligji i maxhorancës.

Përmes një letre drejtuar Gjykatës Kushtetuese, Unioni kërkon të jetë palë në shqyrtimin e kërkesës së deputetëve për deklarimin e papajtueshëm me Kushtetutën të ligjit për Rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve të Republikës së Shqipërisë dhe pezullimin e ligjit të miratuar më 22 korrik 2016.

Unioni i Gjyqtarëve kërkon të bëhet pjesë në seancën, ku Kushtetuesja do të shprehet për padinë e bërë nga Partia Demokratike po për të njëjtin objekt, antikushtetueshmërinë e Vetting-ut. Kërkesa e Unionit të Gjyqtarëve është depozituar sot në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa është firmosur nga kreu i Unionit, Gerd Hoxha.

“Gjykata Kushtetuese është shprehur në vendimin nr.3 datë 03.02.2012 se “referuar pikës 2 të nenit 134 të kushtetutës, shoqatat (organizata të tjera) janë subjekte që ushtrojnë në mënyrë të kushtëzuar të drejtën për të iniciuar gjykime të kontrollit të kushtetutshmërisë së normës, duke pasur legjitimitet kushtetues vetëm për çështjet që lidhen me interesat e tyre. Në këtë drejtim, ato duhet të provojnë lidhjen e drejtpërdrejt midis misionit për të cilin janë krijuar apo veprimtarisë që ato kryejnë dhe pasojave që rrjedhin nga dispozitat që kërkojnë të shpallen si të papajtueshme me kushtetutën. Në këtë vështrim, UGJSH legjitimohet për vënien në lëvizje të gjykatës Kushtetuese jo vetëm në cilësinë e kërkuesit, por edhe në atë të subjektit të interesuar sepse ligji objekt kërkesë kundërshtohet për papajtueshmëri më kushtetutën për shkak se cenon interesat e gjyqtarëve të gjykatave të të gjitha shkallëve ndërkohë që, qëllimi i kërkuesit është mbrojtja e të drejtave të gjyqtarëve të sanksionuara nga legjislacioni vendas si dhe nga aktet ndërkombëtare për liritë dhe të drejtat e njeriut. Në këto kushte, ekziston edhe lidhja e domosdoshme ndërmjet qëllimit për të cilin është krijuar kërkuesi dhe çështjes kushtetuese të ngritur prej tij”, thuhet në kërkesën e gjyqtarëve”- thuhet në kërkesën e UGJSH-së.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?