Spahiu: Me “Kasetën e Krushës”, Rama po largon vëmendjen nga problemet reale të vendit

Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Përparim Spahiu, deklaron se me lajme për “kasetën e Krushës” Edi Rama dhe socialistët po mundohen të largojnë vëmendjen prej problemeve që i shqetësojnë vërtet qytetarët andej e këndej kufirit.

Në një reagim përmes rrjeteve sociale, Spahiu shprehet se shqiptarët po vuajnë çdo ditë masakrën e COVID, po vuajnë mungesën e shërbimit shëndetësor, pamundësinë e blerjes së ilaçeve, mungesën e mbështetjes financiare nga shteti i tyre si askund në rajon.

“Shqiptarët po vuajnë çdo ditë masakrën e COVID, po vuajnë mungesën e shërbimit shëndetësor, pamundësinë e blerjes së ilaçeve, mungesën e mbështetjes financiare nga shteti i tyre si askund në rajon. Ndërkohë prej dy javësh mediat e sponsorizuara nga qeveria, mbushur me lajme për “kasetën e Krushës” heqin vëmendjen prej problemeve që i shqetësojnë vërtet qytetarët andej e këndej kufirit.  Je i larguar, i zhytur në humbjen më të thellë që një parti politike ka përjetuar në 30 vite demokraci”, deklaron në reagimin e tij, kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim për Tiranën, Përparim Spahiu.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?