Spahiu: Propaganda e Ramës një çorbë e mykur që s’e ha askush. Opozita ka një plan konkret zhvillimi

Drejtuesi politik i LSI-së në Tiranë për zgjedhjet e 25 prillit, Përparim Spahiu, thotë se propaganda e qeverisë ”Rama 2”, është një çorbë e mykur që tashmë nuk e ha askush.

Reagimi i Spahiut vjen pas situatës në vend, ku zona të tëra janë të bllokuara nga bora, ku spitalet Covid janë të mbingarkuar dhe sipas tij, as mësimi online nuk po bëhet.

Përmes një postimi në facebook, ai shkruan se ”Një popull s’mund të ushqehet më me lugë boshe. Propaganda është tashmë një çorbë e prishur dhe e mykur. Nga 25 prilli i shtrojmë rrugën alternativës së Opozitës së Bashkuar me një plan konkret zhvillimi”.

Postimi i plotë

Propaganda, çorbë e mykur që s’e ha askush

Mjaftoi një pëllëmbë dëborë për të nxjerrë zbuluar qeverinë e propagandës dhe mungesën e saj në detyrë. U paralizua qarkullimi rrugor, u paralizua mësimi i arsimit në ciklin e ulët dhe nuk bëhet as mësim on-line, sepse në shumë zona mungon energjia elektrike.

Ka kaluar pothuajse një vit nga shpallja e pandemisë dhe qeveria s’ka ende një plan të qartë menaxhimi. Spitalet janë të mbingarkuar dhe nuk ka më shtretër të lirë. Nëse s’do kishim hiç qeveri si do të ishte situata? Njësoj, asnjë ndryshim.

Një popull s’mund të ushqehet më me lugë boshe. Propaganda është tashmë një çorbë e prishur dhe e mykur. Nga 25 prilli i shtrojmë rrugën alternativës së Opozitës së Bashkuar me një plan konkret zhvillimi.

SHKARKO APP